sport

Legjenda e Real Madridit po e ndihmon Mbappen të gjejë shtëpi në Madrid

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit këtë verë, megjithëse një marrëveshje ende nuk është konfirmuar. Megjithatë, sipas raporteve të fundit në Francë, Mbappe dhe agjentja dhe nëna e tij Fayza Lamari tashmë janë duke bërë përgatitjet për mbërritjen e tij në kryeqytetin spanjoll.

Sipas gazetës L’Equipe, Mbappe ka shkuar te ish-bashkëlojtari i PSG-së, Sergio Ramos për këshilla rreth vendosjes në Madrid.

Veterani i Sevillas madje thuhet se mund t’i japë Mbappes përdorimin e një prej pronave të tij në kryeqytetin spanjoll.

Ndërkohë bashkëlojtari aktual i PSG-së, Achraf Hakimi, i cili është lidhur me një rikthim në Real Madrid, ka qenë gjithashtu një burim këshillash për Mbappen.

Ramos iu bashkua Real Madridit në moshën 19-vjeçare, ndërsa Achraf erdhi përmes akademisë në Real Madrid Castilla.

Bazuar në lojtarë si Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni, Jude Bellingham dhe Antonio Rudiger, një nga gjërat që Los Blancos kanë bërë mirë vitet e fundit është integrimi i lojtarëve në klub dhe kulturë.

Ky ka qenë një problem në të kaluarën për Eden Hazard dhe Gareth Bale, të cilët ishin emra më të mëdhenj, por nuk arritën të krijonin një lidhje të fortë me Real Madridin. /Telegrafi/

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

4 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

4 hours ago