Lamine Yamal ka ironizuar Real Madridin për kritikat e vazhdueshme ndaj arbitrimit gjatë këtij sezoni, duke i dërguar klubit madrilen një mesazh të drejtpërdrejtë.
None found
Gjatë konferencës për shtyp në prag të përballjes së Barcelonës me Feyenoordin në Ligën e Kampionëve, 18-vjeçari u pyet nëse pritej një vit i zhurmshëm, duke qenë se Real Madridi kishte nisur të ankohej për vendimet e gjyqtarëve.
Futbollisti katalanas iu përgjigj pyetjes me tone ironike.
“Nëse nuk kanë fituar prej dy vitesh, ky është problemi i tyre. Ne jemi të kënaqur me gjykimin. Kjo pyetje është për ta. Edhe ata i shoh të lumtur”.
Barcelona ka triumfuar në La Liga në dy sezonet e fundit, ndërsa Real Madridi ka mbetur pas saj në luftën për titull.
Edhe këtë sezon katalanasit janë në krye të renditjes me 12 pikë. Real Madridi mban vendin e tretë me nëntë pikë.
Yamal foli me vlerësim të madh edhe për Xavi Hernandezin, trajnerin e Holandës.
“Ai është një trajner i madh. Kam shumë respekt dhe dashuri për të dhe shpresoj që gjithçka t’i shkojë mirë, përveç ndeshjeve të tij kundër Spanjës”, deklaroi Yamal.
Xavi ishte trajneri që i dha atij mundësinë të debutonte me ekipin e parë të Barcelonës.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…