Jose Mourinho ka hedhur poshtë mundësinë që Real Madridi të lëvizë për transferimin e talentit të Barcelonës, Lamine Yamal.
None found
Portugezi, i cili është rikthyer gjatë kësaj vere në pankinën e “Los Blancos”, u pyet për një transferim të mundshëm të produktit të La Masias. Edhe pse e vlerësoi lart lojtarin, Mourinho nënvizoi se ekipi që ka në “Santiago Bernabeu” është tashmë i kompletuar.
“A do ta transferoja Lamine Yamalin te Real Madridi? Jo. Ai është një lojtar i madh, por ne kemi një skuadër të shkëlqyer”, u shpreh Mourinho.
Fjalët e trajnerit portugez vijnë në një kohë kur mediat ndërkombëtare kanë publikuar spekulime për një interes të mundshëm të Real Madridit ndaj yllit të Barcelonës.
Megjithatë, Mourinho duket i bindur për forcën e repartit sulmues që ka në dispozicion, duke besuar se skuadra e tij mund të konkurrojë për objektivat e mëdhenj të sezonit të ri.
Ndërkohë, Reali do ta hapë këtë vikend sezonin e La Ligas, në transfertë ndaj Espanyolit./
Kondicionerin në veturë zakonisht e lidhim me muajt e verës, pasi pa të do ta kishim shumë të vështirë t'i…
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka lansuar kampanjën “Dhuro Made in Kosova”, me qëllim të promovimit të produkteve…
Lara KolturiPas një serie podiumesh, skiatorja italiane, por që përfaqëson Shqipërinë në këtë sport, Lara Kolturi ia ka dalë mbanë…
AI-ja do të zhdukë shumë profesione. Çfarë duhet të studiojnë gjeneratat e reja? — Klan Kosova [...]Read More...
Malisheva ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi…
Këtë të shtunë, studentë dhe qytetarë janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku kërkojnë…