sport

Lazio dhe Hysaj mundin Spezian dhe “marshojnë” të sigurt drejt Champions League

Lazio ka vazhduar serinë pa humbje në Kampionatin italian të futbollit, Serie A, teksa mbrëmjen e sotme ka triumfuar me rezultatin e pastër 0 me 3, në arenën “Stado Alberto Piço”, ndaj Spezia-s, në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit.

Dominimi i Hysajt me shokë u pa që në pjesën e parë të sfidës, me golin e parë që do të shënohej nga kapiteni “bomber”, Ciro Immobile në minutën e 36’-të të sfidës, pas ekzekutimit perfekt të një 11-metërshi, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin 0 me 1.

Të lidhura

None found

Me fillimin e pjesës së dytë djemtë e Maurizio Sarri u hodhën në kërkim të golit të dytë dhe vetëm 7 minuta nga fillimi i lojës, anësori brazilian, Felipe Anderson dyfishon shifrat për të tijët me një goditje fantastike. Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi në minutën e 89’-t të sfidës një kundërsulm i miqve finalizohet nga 22-vjeçari Marcos Antonio, i cili i vetëm lëshohet me shpejtësi drejt portës kundërshtare dhe pasi “mashtron” portierin e vendasve çon topin në rrjetë duke shënuar golin e parë në Serie A.

Me këtë fitore, Lazio mbetet në vendin e 2-të në kampionat, teksa ka arritur në kuotën e 58 pikëve dhe krijon një shkëputje prej 5 pikësh me Roma-n e vendit të 3-të, me “shqiponjat” që vazhdojnë të qetë marshimin drejt sigurimit të një bilete për sezonin e ardhshëm të UEFA Champions League. Në krahun tjetër Spezia mbetet në kuotën e 26 pikëve dhe rrezikon seriozisht të bjerë në zonën e ftohtë të kategorisë, me Veronan që ka 4 pikë më pak, por 1 ndeshje të prapambetur.

të fundit

Valdrin Sahiti tregon rrugën drejt suksesit: Nga Beyonce te emrat e njohur të Hollywood-it dhe Lindjes së Mesme

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…

12 minutes ago

Opozita kundërshton mungesën e planit qeveritar, LVV-ja thotë se dokumenti miratohet së shpejti

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

14 minutes ago

Projekti historik i Xhaferit për Vllazninë, ja çfarë parashikon “Elite Campus

Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…

19 minutes ago

Gjendet një kuti plot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi (FOTO)

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

21 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në tarracën e dyqanit të luleve në Tiranë, policia identifikon autorin e dyshuar

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…

24 minutes ago

State Supreme Audit finds endless violations in 2025 budget, economic and financial damage of 135 million euros

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

25 minutes ago