Kristjan Asllani këtë sezon ka patur një rritje graduale te skuadra e Interit. Mesfushori i kombëtares shqiptare ia doli të merrte minuta në ndeshje të rëndësishme, madje në disa prej tyre ka qenë titullar në mesin e fushës.
Simone Inzaghi ndeshje pas ndeshe nisi të besojë më shumë te talenti dhe aftësitë e Asllanit, i cili tashmë pa frikë mund të konsiderohet e ardhmja e zikaltërve.
None found
Kështu shprehet edhe Lautaro Martinez, i cili foli pas festës së gjatë të titullit.
Argjentinasi si një kapiten zbuloi çfarë këshillash i ka dhënë shqiptarit dhe si është marrëdhënia e tyre.
Ndër të tjera deklaroi se 22-vjeçari ka të gjitha mundësitë për të qenë organizatori i Interit.
“E kam thënë që nga fillimi edhe për shokët e skuadrës. Një kapiten ka nevojë për të gjithë shokët. Kam folur me Darmianin, Açerbin, Dimarvon, Bastonin dhe Barellan.
Duhet të më ndihmonin dhe e kanë bërë mjaft mirë duke ju shpjeguar edhe të tjerëve se çfarë është Interi dhe për të sqaruar rrugëtimin që duhet të bënim të gjithë së bashku.
Për shembull, në fillimin e sezonit kam folur me Asllanin që e shihja pak të rënduar psikologjikisht që nuk po merrte minuta.
Kishte nevojë për një mbështetje dhe kështu u rrit në këtë vit. Ai ka gjithçka për të qenë organizatori i Interit në të ardhmen.
Për një periudhë nuk më foli, por pastaj e kuptoi dhe më falënderoi. Tani për tani ky është roli im, por në të ardhmen nuk bëhem trajner”, ka theksuar kampioni i botës.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…