Një problem muskulor pritet ta lërë kapitenin e Interit, Lautaro Martinez, jashtë fushave për më shumë se një muaj. Si pasojë, sulmuesi mund të mos jetë i gatshëm për disa ndeshje të Nerazzurrëve.
Klubi italian bëri të ditur në faqen zyrtare se Lautaro iu nënshtrua të enjten ekzaminimeve mjekësore në Institutin Humanitas, në Rozzano.
None found
Sipas njoftimit të Interit, testet klinike dhe diagnostikuese konstatuan një tendosje të muskulit fleksor në kofshën e majtë të argjentinasit.
Gjendja e tij do të kontrollohet sërish në ditët në vijim, për të përcaktuar më qartë se sa do të zgjasë rikuperimi. Në të kaluarën, Lautaro ka arritur të rikthehet shpejt, i motivuar nga përkushtimi ndaj Nerazzurrëve, përgjegjësitë si kapiten dhe synimi për të fituar e për të luajtur rol vendimtar.
Rikuperimi nga një dëmtim i tillë zakonisht zgjat dy deri në tre javë. Kështu, nuk përjashtohet mundësia që “El Toro” të synojë rikthimin për derbin ndaj Milanit, më 31 tetor.
Megjithatë, Lautaro mund të qëndrojë jashtë më gjatë dhe të mos luajë në asnjë nga ndeshjet e Interit deri në pushimin ndërkombëtar të nëntorit.
Ndeshjet e Interit para pushimit të radhës ndërkombëtar:
Bologna-Inter, 17 tetor (Serie A)
Inter-Shakhtar Donetsk, 21 tetor (Liga e Kampionëve)
Inter-Fiorentina, 25 tetor (Serie A)
Venezia-Inter, 28 tetor (Serie A)
Milan-Inter, 31 tetor (Serie A)
Feyenoord-Inter, 3 nëntor (Liga e Kampionëve)
Inter-Como, 8 nëntor (Serie A)
Bradley Barcola, Nicolas Jackson dhe Lamine Yamal janë ndër emrat që spikasin në formacionin më të mirë të xhiros së…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi sot një investim të ri të kompanisë gjermane “Kromberg & Schubert”, i…
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasmai ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme pritet të mbahet takimi i radhës…
Kryeministri Hristijan Mickoski doli në mbrojtje të mbrojtjes së ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, i cili është në gjyq për abuzime në…
Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli (JFC Naples), admirali George M. Wikoff, komandanti i…
Deri në fillim të javës së ardhshme do të funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-drejtuesve të UÇK-së në shkallën e…