Categories: sport

Barcelona siguron marrëveshje personale me Lautaro Martinezin?

Barcelona raportohet se ka gjetur gjuhën e përbashkët me Lautaro Martinezin për kushtet personale, ndërsa tashmë klubi katalunas do të përpiqet të arrijë marrëveshje edhe me Interin.

Sipas Marcos Benitos nga El Chiringuito TV, sulmuesi argjentinas ka rënë dakord për kushtet e mundshme të kontratës me Barcelonën.

Të lidhura

None found

Javën e kaluar, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, së bashku me Bojan Krkic, u takuan në Madrid me përfaqësuesin e Lautaro Martinezit. Gjatë këtij takimi, palët arritën një marrëveshje verbale për aspektin financiar të kontratës.

Ndërkohë, raportimet bëjnë të ditur se Barcelona po përgatit ofertën e saj të parë për Interin, e cila pritet të jetë më e ulët se 100 milionë euro.

Klubi italian dëshiron ta vazhdojë bashkëpunimin me kapitenin e tij, i cili ka kontratë deri në vitin 2029. Megjithatë, një ofertë e lartë për transferimin e tij mund të ndikojë në qëndrimin e Interit.

Barcelona e konsideron “El Toron” objektivin kryesor për fazën e fundit të afatit kalimtar të verës, pasi ka hequr dorë nga tentativa për të transferuar Julian Alvarezin e Atletico Madridit.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

5 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago