Ditët e fundit në Itali po përflitet për një largim të mundshëm të Kristjan Asllanit nga Interi gjatë mërkatos së janarit në formë huazimi.
Kjo për shkak të minutave të pakta që shqiptari po merr te “zikaltërit” dhe pritet të jenë akoma më të pakta me kthimin e Brozovic nga dëmtimi.
None found
Sipas mediave italiane 3 janë skuadrat që kanë shfaqur deri më tani interes për 20-vjeçarin.
I pari është klubi nga erdhi, Empoli, pjesë e të cilit vazhdojnë të jenë dy shqiptarët e tjerë, Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli.
Një tjetër klub është Torino, në të cilin aktivizohet edhe Etrit Berisha dhe Mërgim Vojvoda, ndërsa skuadra e tretë është Spezia.
Theksojmë se Interi nuk ka ndërmend ta lërë mesfushorin të largohet dhe e konsideron të rëndishëm për të tashmen dhe të ardhmen, ndaj mundësitë e huazimit të Asllanit për momentin duken shumë të pakta./albeu.com
Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit të…
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin,…
Bashkimi Evropian po vijon përpjekjet për të çuar përpara procesin e zgjerimit, ndërsa Shqipëria renditet mes vendeve që konsiderohen pranë…
Besiktasi ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjet për të transferuar yllin e Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit…
Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të…
Padi penale për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të regjistrimeve të personave të tjerë me përmbajtje eksplicite seksuale janë ngritur kundër…