E ardhmja e Kristjan Asllanit duket larg Interit, pasi mesfushori shqiptar pritet të largohet gjatë kësaj vere. Megjithatë, eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka bërë të ditur se për momentin nuk ka negociata të avancuara me Atalantën.
Asllani nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Cristian Chivu. Ai gjithashtu u la jashtë skuadrës së Interit për turneun parasezonal të klubit në Australi, vendim që shtoi zërat për një transferim të mundshëm.
None found
Më herët, mediat shqiptare raportuan se Interi dhe Atalanta ishin pranë një marrëveshjeje me vlerë rreth 6.8 milionë euro, së cilës mund t’i shtoheshin edhe 4 milionë euro në formën e bonuseve.
Romano, sidoqoftë, ka sqaruar se në këtë fazë nuk po zhvillohen diskutime konkrete apo të avancuara ndërmjet dy klubeve.
Reprezentuesi shqiptar mbërriti tek Interi nga Empoli në vitin 2022, por nuk ka arritur të fitojë një vend të qëndrueshëm si titullar në mesfushë.
Në kërkim të më shumë minutave në fushë, 24-vjeçari pritet tashmë të shqyrtojë mundësinë e kalimit në një skuadër tjetër. Sassuolo është një prej klubeve që është përmendur si destinacion i mundshëm.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…