Categories: sport

Atletico modifikon strategjinë për Julian Alvarez, kërkon talentin e Barcelonës në shkëmbim

Barcelona po vijon me përpjekjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez, teksa Atletico Madridi ka përcaktuar tashmë kushtet që do të pranonte për këtë marrëveshje.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë të fundit, presidenti i klubit katalunas, Joan Laporta, pranoi se tashmë ka nisur sulmi për lojtarin 26-vjeçar dhe theksoi se shifra financiare e propozuar është mjaft e majme.

Ai zbuloi se bisedimet me drejtuesin e Atleticos, Miguel Angel Gil Marin, kishin qenë të sinqerta dhe pa ekuivoke, duke paralajmëruar se megjithëse oferta është voluminoze, ajo nuk është pa limit.

Burime pranë çështjes tregojnë se oferta e parë e Barcelonës përbëhet vetëm nga komponenti financiar dhe sillet midis 100 dhe 120 milionë eurosh. Sidoqoftë, në rast nevoje, katalanasit mbeten të hapur për të shtuar një lojtar në paketën e transferimit.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Atletico Madridi synon të fusë në lojë për këto negociata talentin e ri, Marc Bernal, i cili është vetëm 19 vjeç. Për trajnerin Diego Simeone, mesfushori përfaqëson një vlerë të madhe dhe shihet si shtylla e ardhshme e mesfushës së skuadrës.

Por te Barcelona, qëndrimi është krejtësisht tjetër. Ata nuk kanë as më të voglin qëllim të heqin dorë nga Bernal. Lojtari gëzon mbështetje absolute nga ana e trajnerit Hansi Flick, ndërkaq vetë talenti është i përqendruar tërësisht te projekti i tij në “Camp Nou”.

Rrjedhimisht, pritet që klubi katalunas ta kthejë mbrapsht kërkesën e Atleticos, duke bërë që bisedimet për të ardhmen e Julian Alvarez të jenë të pritshme edhe në ditët në vijim.

të fundit

Strakosha nis nga minuta e parë kundër Comos

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha rikthehet titullar te skuadra e AEK-ut të Athinës në Ligën e Kamponëve. Strakosha…

59 seconds ago

Como shqyrton transferimin e sulmuesit të Manchester United në janar

Como është shfaqur si një ekip potencial për sulmuesin e Manchester United, Joshua Zirkzee, përpara afatit kalimtar të janarit. Skuadra…

1 minute ago

Veliaj kërkon të mos operohet në Fier, GJKKO: Vendimi i takon Drejtorisë së Burgjeve

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është përgjigjur kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur…

7 minutes ago

Transparency Board cuts fuel prices again

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit,…

12 minutes ago

Rama criticizes inspectors and police: No more fines on scraps of paper; national register for administrative penalties, body cameras active!

Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit të prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave, deklaroi se tashmë procesi i vendosjes së gjobave…

12 minutes ago

The unified “e-Gjoba” system is launched / Dashnor Sula: Every fine will be traceable through to enforcement, and citizens must know why they were fined

Është prezantuar sistemi unik “e-Gjoba”, një platformë që synon të unifikojë administrimin dhe ndjekjen e gjobave administrative nga institucionet shtetërore.…

12 minutes ago