Argjentina e mbylli me fitore ndeshjen ndaj Beninit, duke triumfuar 3-0 këtë të mërkurë në stadiumin Monumental. Përballja shërbeu edhe si lamtumira e Lionel Messit me kombëtaren, ndërsa në përfundim ndodhi një skenë e veçantë.
Pas vërshëllimës së fundit, gjyqtari kryesor Fernando Vejar iu drejtua kapitenit argjentinas dhe i dhuroi kartonin e verdhë dhe atë të kuq, si kujtim nga kjo ndeshje historike.
None found
Veprimi i arbitrit emocionoi tifozët në stadium dhe u përhap me shpejtësi, duke tërhequr vëmendjen e futbolldashësve në mbarë botën.
Atmosfera në Buenos Aires ishte spektakolare, ndërsa magjistari 39-vjeçar nga Rosario e përshëndeti kombëtaren në mënyrën më të mirë të mundshme: shënoi një gol dhe regjistroi dy asistime.
Festimet në tribuna dhe në rrugët e kryeqytetit argjentinas e prekën edhe vetë Messin. Gjatë fjalimit të lamtumirës, ai nuk arriti t’i mbante lotët.
Me vendimin për t’u tërhequr përfundimisht nga kombëtarja, Messi i dha fund një kapitulli të jashtëzakonshëm përfaqësues, gjatë të cilit fitoi gjithçka të rëndësishme.
Ai e mbyll aventurën me fanellën e Argjentinës si rekordmeni absolut, me 208 ndeshje të zhvilluara dhe 126 gola të shënuar.
Përveç trofeut të kampionatit botëror në Katar, ylli argjentinas fitoi dy edicione të Copa America, Finalissima, si dhe medaljen e artë olimpike në vitin 2008 me ekipin kombëtar.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…