sport

Nga lamtumira me Juven deri te “Katar 2022”, “zbërthehet” Dybala

Paulo Dybala vendosi që gjatë merkatos së verës të ndryshonte ambient, por jo kampionat. Argjentinasi u përshëndet me Juventusin pas 7 viteve të suksesshme si bardhezi, ndërsa iu bashkua “anijës” së udhëhequr nga Jose Mourinho.

Në një intervistë për “TycSports” nga grumbullimi i kombëtares së Argjentinas, Dybala foli për largimin nga Juve, pse zgjodhi Romën dhe çfarë bisedoi me Mourinhon si dhe mbi të gjitha foli edhe për “Katar 2022” që pritet të fillojë për gati 2 muaj.

Të lidhura

None found

ROMA? “Te Roma jam rikthyer të jem përsëri protagonist. Vitet e fundit te Juventusi nuk kanë qenë të lehta, ndryshimi më ka bërë shumë mirë. Mourinho më telefonoi dhe m’u deshën pak minuta për të vendosur për të ardhmen time”.

JUVENTUSI? “Ishte e papritur të mbetja pa kontratë, sepse ekzistonte një akord në lidhje me rinovimin, por më pas gjërat ndryshuan nga ana e klubit dhe trajnerit. Ata kishin në mendje një projekt të ri”.

KATAR 2022? “Kam luajtur për Juventusin për shumë vite dhe ishte e vështirë të shkoja në një klub tjetër në Itali. E njoh kampionatin, luaj në Serie A prej shumë vitesh dhe e dija se nuk do vuaja sa i përket përshtatjes. Sot jam këtu, me iluzionin e pjesëmarrjes në Kupën e Botës.

Sa herë afrohet Botërori shtohet dëshira për t’u bërë pjesë e Kombëtares, nuk doja të mungoja. Të gjithë punojmë fort për të shkuar në Katar, por është trajneri ai që do të bëjë listën. Unë nuk ndryshoj, jam gjithçka për klubin tim në mënyrë që trajneri të më shohë dhe të më besojë”, deklaroi Dybala.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago