Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford nga nisja e sezonit të ri qëndron jashtë fushave për shkak të një dëmtimi. Anglezi shpreson të marrë shpejt dritën jeshile për t’u rikthyer në stërvitje.
Ai iu nënshtrua një operacioni muajin e kaluar për zgjidhur një çështje afatgjate të shpatullave që e ka munduar për një kohë të gjatë.
Sulmuesi nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ shkroi se së shpejti do të marrë dritën e gjelbërt për të filluar stërvitjet me grupin.
“Unë do të takoj mjekun të premten për një konsultë. Gjithë mirë, do të marr dritën e gjelbër për t’u bashkuar përsëri me stërvitjet e kontaktit.”
Marcus Rashford ka shpresë për një rikthim në stërvitjet e kontaktit me topin së shpejti pasi sulmuesi i Manchester United të vazhdojë shërimin e tij nga operacioni në shpatull./albeu.com
Dashi Dashuria: Fillimi i një dite pozitive. Sipas horoskopit rreth dashurisë edhe nëse do të ketë tensione ato nuk do…
Shfaqja e qeseve poshtë syve shpesh shihet thjesht si një problem estetik, i lidhur me net pa gjumë ose me…
De Biasi, ish-mesfushor, sot trajner, po pret një telefonatë për aventurën e tij të radhës: “Përvoja më bën të ndihem…
Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja doganore ndaj një sërë shtetesh, si pjesë e…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të…
Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH) ndodhet përballë një krize të rëndë financiare, e cila kërcënon seriozisht funksionimin e tij normal. Lajmi është…