Këtë të hënë në mëngjes, skuadra e Mallorcas u suprizua me një lajm të mirë – Vedat Muriqi u shfaq në stërvitjen e ekipit. Sulmuesi i Kosovës, i cili u lëndua me 12 nëntor gjatë ndeshjeve ndëkombëtare, është përshëndetur me ngrohtësi nga bashkëlojtarët e tij, duke treguar se ai është më afër se kurrë të rikuperimit.
Atmosfera në ekipin e Mallorcas ishte e një entuziazmi të dukshëm me kthimin e tij në stërvitje, pasi sulmuesi ka qenë një mungesë e madhe në formacionin e skuadrës. Kthimi i tij i parakohshëm është një sinjal pozitiv dhe mund të parashtrojë një rikthim më të shpejtë në fushë sesa që pritej fillimisht.
None found
Trajneri i skuadrës, Javier Aguirre, kishte sugjeruar më parë se sulmuesi mund të kthehet në veprim në shkurt. Por, me paraqitjen e tij në stërvitjen e sotme, është e qartë që progresi i shërimit të Muriqit po ecën më shpejt se sa ishte parashikuar.
Megjithatë, stafi teknik i Mallorcas është i kujdesshëm për të mos bërë hapa të nxituar me kthimin e tij, duke pasur parasysh se lëndimi i Muriqit ka qenë më kompleks nga sa u mendua në fillim. Siguria e lojtarit është prioritet, dhe nuk do të bëhet asnjë kompromis që mund t’i kushtojë klubit ose lojtarit.
Në ndeshjet e sezonit deri në momentin e lëndimit, Muriqi ka qenë një figurë kyçe në skuadrën e Mallorcas. Me 12 paraqitje në të gjitha kompeticionet, ai ka arritur të shënojë katër gola dhe të ofrojë dy asistime, duke kontribuar direkt në performancën e ekipit.
Tifozët dhe stafi i Mallorcas po e presin me padurim rikthimin e plotë të Muriqit në fushën e lojës. Prezenca dhe ndikimi i tij në skuadër janë pa dyshim të padiskutueshme, dhe me të shëndetshëm, ai pritet të jetë një forcë shtesë në përpjekjet e klubit për sukses në pjesën e mbetur të sezonit. /Telegrafi/
Bayern Munich mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në prag të ndeshjes kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve,…
Ditën e sotme, tensionohet situata, protestuesit sulmojnë me gurë selinë e PS në këto momente. Të rinjtë arritën të kalonin…
Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të largohen, duke i akuzuar se…
Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Saraj të Shkupit. Sipas MPB-së, tek ata,…
Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në lumin Lana, në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Sipas informacionit…
Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, gjatë protestës studentore që po zhvillohet në Tiranë kundër qeverisë. Pas ndërhyrjes…