sport

Lacio e ka seriozisht për sulmuesin e Kombëtares, vera mund të sjellë lëvizje

Emri i Kristian Shpendit, po rikthehet fuqishëm në orbitën e Lacios në prag të merkatos së verës. Sulmuesi i Çezenës, i cili po zhvillon një sezon shumë pozitiv në Serie B, po konsiderohet si një opsion real për përforcimin e repartit ofensiv të klubit nga Roma.

Sipas lajmeve të fundit në Itali, Lacio e ka rikthyer seriozisht interesimin për sulmuesin shqiptar të lindur në vitin 2003, një emër që ishte në radarët e klubit edhe gjatë vitit 2024.

Të lidhura

None found

Forma e tij e mirë dhe vazhdimësia në paraqitje kanë bërë që drejtuesit e klubit të shohin te ai një investim për të ardhmen.

Në sezonin aktual, Shpendi ka arritur të shënojë rreth 10 gola dhe 4 asistime në 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Çezenës.

Këto shifra kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg dhe interesimin nga klube të ndryshme europiane. Në këtë moment, Lacio duket se është një nga klubet më serioze në garë.

Klubi bardhekaltër e sheh Shpendin si një profil të ri, me potencial rritjeje dhe mundësi për t’u zhvilluar në një sulmues të rëndësishëm në Serie A në vitet e ardhshme.

Interesime për Shpendin ka edhe nga klube të tjera si në Itali, ashtu edhe jashtë saj dhe bëhet fjalë për Katarin apo edhe Premier Ligën Angleze, teksa pritet një verë e nxehtë për sulmuesin.

të fundit

Pashkët ortodokse kthejnë emigrantët në atdhe, fluks i lartë në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

Festa e Pashkëve ka sjellë fluks të lartë lëvizjesh gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Qafë Botës…

9 minutes ago

Vrasja në Nikël, merr fund arratia e autorit/ Arrestohet Eduart Afmataj, ekzekutoi 41-vjeçarin pas sherrit për parkimin e makinës

Policia arrestuar Eduart Afamataj, i cili ditën e djeshme vrau 41-vjeçarin Artur Çangu. Mësohet se Afmataj është arrestuar në zonën…

39 minutes ago

Ndezi zjarr në Dajt dhe rrezikoi masivin pyjor të Parkut Kombëta, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 62-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit, duke rrezikuar…

52 minutes ago

Nga dëmshpërblimet për luftën, te Ngushtica e Hormuzit, zbulohen 4 kushtet që Irani kërkon nga SHBA për armëpushimin

Irani u ka paraqitur propozimet e tij kryesore dhe "vijat e kuqe" ndërmjetësve në Pakistan, raportoi televizioni shtetëror iranian, ndërsa…

1 hour ago

“Nuk e kuptova pse unë qava për të”, Edisa “shpërthen” ndaj Shëndritit: Është një lëpirës me shënime

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Edisa, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ku…

1 hour ago

Zbulohet një bazë armatimi që ‘furnizonte’ grupet kriminale, arrestohet 66-vjeçarja në Tiranë, një tjetër shpallet në kërkim (EMRAT)

Policia e Tiranës, ka finalizuar operacionin e koduar “Picalla”, duke goditur një bazë të dyshuar armatimi që shërbente për furnizimin…

2 hours ago