showbiz

“Nuk e kuptova pse unë qava për të”, Edisa “shpërthen” ndaj Shëndritit: Është një lëpirës me shënime

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Edisa, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ku ka folur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë dhe marrëdhëniet që ka pasur me disa prej banorëve.

Gjatë intervistës, ajo u ndal veçanërisht te Shëndriti për të cilin tha se ka kaluar momente të vështira emocionale gjatë qëndrimit në shtëpi.

Të lidhura

None found

“Nuk e kuptuan pse unë qava, ndërkohë ishte se doja t’i thosha shumë gjëra por jo, e qava. Nuk doja të shaja,” u shpreh ajo.

E pyetur për mendimin që ka sot për Shëndritin, Edisa u përgjigj pa hezitim duke e cilësuar atë si “një lëpirës me shënime”.

“E kam thënë dhe i rri koherente. Mendimet për banorët i krijova aty brenda, pavarësisht se para se të hyja pashë diçka tek tuk, por mora dhe kohën time. Prita ti njoh, se ndryshe është brenda dhe ndryshe jashtë. E për Shëndritin vazhdoj të them se është një lëpirës me shënime, një gradë tjetër lëpirësi. Se ka thënë kam mbajtur shënime për Big Brother,” tha ajo.

Gjithashtu, Edisa shtoi se nuk beson që afrimiteti i tij me Selinën ka qenë i natyrshëm, por pjesë e një strategjie loje.

“Më tepër mendoj se ai e dinte se kjo gjë do pëlqehej, kjo marrëdhënie, donin të bënin ato lëvizjet që t’i bënin virale. Mendonte se Selin duke qenë e faktorizuar do e ndihmonte të faktorizohej edhe ai,” deklaroi Edisa.

të fundit

Pagat e magjistratëve, gjyqtarët mblidhen më 10 shtator për qëndrimin institucional

Ngërçi i krijuar për pagat e magjistratëve pritet të rikthehet në qendër të diskutimeve në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Më…

4 minutes ago

Armend Muslika ngjitet te ekipi i parë i Tottenham pas paraqitjeve mbresëlënëse me U-18

Armend MuslikaArmend Muslika po përjeton formën më të mirë të mundshme te Tottenham në Premier League-n për moshat U-18, 4…

7 minutes ago

Gjashtë ditë pas lamtumirës me futbollin, John Halls nisi një karrierë të re në pasarelat e modës

John Halls ka jetuar dy karriera që në pamje të parë duken krejtësisht të ndryshme. Fillimisht ishte futbollist profesionist, duke…

9 minutes ago

29-year-old wounded by gunfire in Krumë over a trivial dispute

Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të marte në qytetin e Krumës. Ngjarja ka ndodhur rreth…

13 minutes ago

Tensions ahead of Parliament session, Iris Luarasi: I will report the incident, let justice take action

Deputetja socialiste, Iris Luarasi ka postuar së fundmi një video ku ka reaguar lidhur me tensionet e regjistura këtë të…

13 minutes ago

Clashes near Parliament as police call for protesters to disperse and deploy water cannon truck

Tensione janë regjistruar në protestën që po zhvillohet pranë ambienteve të Kuvendit teksa nuk kanë munguar përplasjet me policinë. Policia…

14 minutes ago