Laçi duket se nuk heq dorë nga lufta për titull. Kurbinasit janë në një formë të jashtëzakonshme teksa humbjen e fundit e kanë në Nëntor dhe që atëherë fitojnë teksa kanë 3 ndeshje barazim.
Sot skuadra e Josës dha një tjetër provë karakteri duke mposhtur Dinamon në “Elbasan Arena” me rezultatin minimal, rezultati i preferuar i kurbinasve.
None found
Me një pjesë të parë të qetë, Laçi gjeti mundësinë të shënonte në minutën e 24’, me Guindo i cili brenda zones gjuan duke e çuar topin në rrjetë.
Në fraksionin e dytë, Dinamo bëhet më agresive dhe hidhet para dhe si gjithmonë me Ibraimin që është më i rrezikshmi por fatkeqësisht nuk e gjen kuadratin. Laçi arrin të mbrohet mirë dhe në fund merr 3 pikët shumë të rëndësishme që e mbajnë afër me Tiranën në renditje.
Në krahun tjetër, në Korçë u luajt një ndeshje dramatike ku Partizani arrin të kthejë një ndeshje pothuajse të humbur e që në fakt Alban Hoxha e mbajti në lojë.
Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me Mensah që pranë vijës fatale e shtyn në rrjetë topin teksa goli shtyn Partizanin përpara.
Me Esat Malën dhe Kallakun, të kuqtë janë shumë të rrezikshëm por vetëm në pjesën e dytë arrijnë të shënojnë dhe madje në mënyrë dramatike me talentin Skuka. Përpara se Partizani të shënonte ishte dy herë Skënderbeu pranë golit por Hoxha e shpëtoi e më pas Skuka dënoi korçarët me dy gola shumë të rëndësishëm, në 76’ e 89’.
Për Partizanin një fitore me shumë vlera teksa Skënderbeu rëndon edhe më shumë situatën e qëndrimit në Superiore.
Duhet thënë se në 2 minutat e fundit të ndeshjes, takimi u prish nga disa tifozë të papërgjegjshëm që inatin e golit të dytë të Partizanit e shfrynë ndaj anësorit të cilin e qëlluan me sende në kokë. Gjyqtari mori mjekimin dhe fatmirësisht asgjë serioze.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…