Laçi është hakmarrë menjëherë kundër Teutës, pasi e ka mundur me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë që u luajt në stadiumin “Niko Dovana”.
Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa e nisi ndeshjen me një gol fantastik të shënuar nga Ujka, i cili shtangu vendasit me një gjuajtje nga distanca.
None found
Teuta u kundërpërgjigj dhe mund të shënonte me anë të Qaqit, i cili gaboi pranë portës së kurbinasve. Më pas ishte Hebaj që nuk e devijoi dot një top të hedhur në zonë nga Todorovksi.
Në minutën e 40-të u akordua penallti në favor të durrsakëve nga arbitri Yzeiraj, por me VAR u anulua. Goli i Ujkës mbeti në fuqi në 45 minutat e para.
Kurbinasit e nisën edhe pjesën e dytë me gol, teksa ishte Adeleke ai i cili ndëshkoi skuadrën e Teutës. Durrsakët u munduan të shënonin dhe ia dolën në shtesë me Todorovksin. /h.ll/albeu.com
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri të madh që…
Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe…
Mirlind Daku, Ernest Muçi dhe Mario Mitaj Sikurse ditën e djeshme, ashtu edhe sot, legjionarët do të jenë në aksion…
Flamengo është shpallur kampion i Brazilit. Skuadra nga Rio de Janeiro e siguroi titullin pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj…
Ditën e sotme, mjegulla e dendur ka pushtuar aksin nacional Burrel–Skuraj, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve, duke rritur rrezikun…
Detaje të reja nga operacioni ushtarak amerikan “Midnight Hammer”, i ndërmarrë në qershor të vitit 2025 kundër objekteve bërthamore të…