Përballja mes Laçit dhe Partizanit e zhvilluar në Kurbin ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase.
Regi Lushkja i cili luajti edhe ndeshjen e fundit me laçianët arriti t’u jepte fitoren këtyre të fundit përballë demave të Dritan Mehmetit.
Ky gol do të vinte vetëm në minutën e 79-të Lushkja shënon një perlë të vërtetë duke mos i lënë shans reagimi portierit Hoxha, dhe duke e mbyllur aventurën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.
Partizani vazhdon e vuan finalizimin e rasteve të krijuara, duke mos arritur të dërgojë topin në rrjetën e kundërshtarëve, ndërsa ngelet në kuotën e 22 pikëve në vendin e 5-të.
Skuadra e Mirel Josës vazhdon kështu edhe ndjekjen e Tiranës kryesuese, teksa vazhdon të mbajë diferencën prej 6 pikësh, me Laçin që tanimë mban i vetëm vendin e dytë, 3 pikë më shumë se Kukësi i vendit të tretë, që humbi mbrëm me bardheblutë në “Air Albania”./ h.ll/albeu.com
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për skemat piramidale online, pasi ditën e djeshme, u arrestua edhe…
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, u shpreh se në vendin tonë…
Mëngjesin e kësaj të marte, një aksident rrugor u regjistrua pranë kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot, ku u përfshinë…
Prokuroria e Fierit, ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq 3 persona, të akuzuar për “shpërdorim detyre”, “ndërtim i…
Belgjika i është bashkuar një numri vendesh të tjera në Nju Jork, duke njoftuar njohjen e shtetit palestinez. “Përmes kësaj…
Interi i Kristian Kivut, ka dhënë shenjat e para të qarta të ringritjes. Pas dy humbjeve të dhimbshme, zikaltrit reaguan…