Gjithçka shkoi keq, në “Riverside Stadium”, me “Blutë” e Chelsea, që u mundën me rezultatin minimal, 1 me 0, nga vendasit e Middlesbrough, në përballjën e parë të vlefshme për fazën gjysmë-finale, të EFL Cup, duke e kthyer, në një “mision jetik”, fitoren, në “Stamford Bridge”, javën e ardhshme.
Mirëpo, ajo çka habiti më shumë nuk ishte humbja, por mungesa e sulmuesit të vetëm të ekipit, Armando Brojës, në formacionin titutallar, për këtë sfidë, vendim ky i papritur i teknikut argjentinas, Maurizio Pochettino, i cili vendosi ta niste sifdës me treshen Sterling-Madueke-Palmer, për ta aktivizuar “yllin” shqiptar, vetëm në minutën e 63’-të.
Pas ndeshjes tejet i zhgënnjyer për performancën e të tijve, të cilët me thënë të drejtën shpërdoruan goxha raste për të shënuar, sidomos me anë të “fantazistit”, Cole Palmer foli edhe për mungesën e “bomberit” të Kombëtares sonë në fushën e blertë, ku theksoi se 22-vjeçari, nga Malësia e Madhe nuk është ende gati fizikisht, për të përballur 3 sfida në javë.
“Armando vjen nga një vit i dëmtuar, ishte në fushë pak ditë më parë. Ai nuk mund të luajë si një lojtar normal, ne duhet ta menaxhojmë atë pasi tre ditë më vonë kemi një tjetër ndeshje. Është e vështirë për një lojtar si Broja, pas një dëmtimi të tillë, të luajë tre ndeshje në shtatë ditë”,- tha pas ndeshjes, “numri 1” i pankinës të “Bluve të Londrës”. /abcnews.al
Erion Veliaj është kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.…
Një shqiptar 42-vjeçar u arrestua nga karabinierët për shkak se ishte rikthyer ilegalisht në Itali, pavarësisht se kishte marrë urdhri…
Ylli i muzikës Xhensila Myrtezaj ka emocionuar me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka ndarë një moment…
Në Ditën Botërore të Kancerit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpërndau sot një mesazh ndërgjegjësimi për të gjithë gratë…
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çërragë të Belshit, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike pas…