sport

“Ky stadium i përmbush standardet e UEFA-s”, presidenti Gjici: Një ëndërr për kuksianët

Safet Gjici ishte i pranishëm në stadiumin e ri të Kukësit, duke inspektuar punimet e bëra deri më tani.

Numri një i verilindorëve u shpreh me elozhe për këtë investim të bërë, si dhe foli për gjendjen e skuadrës.

“Ky stadium për ne ishte një ëndërr që sot patëm nderin ta vizitonim dhe inspektonin në çdo detaj. Besoj që ky stadium i përmbush të gjitha standardet e UEFA-s për të lozur jo vetëm ndeshjet e kampionatit shqiptar, por dhe ndeshjet e Europës ose kudo që të jemi. Patjetër dhe ekipet e moshave të Kombëtares që mund të luajnë në këtë stadium.”

“Dua të falënderoj të gjithë ata që bënë të mundur këtë vepër madhështore për kuksianët. Kemi një grup të caktuar specialistësh që merren me gjith2ë sistemet e stadiumit. Poshtë janë sistemet e ngrohjes, ndriçimit dhe besoj se gjithë personat që kanë qenë këtu janë trajnuar dhe mendoj që me këtë staf besoj se do arrijmë ta mirëmbajmë. Sidomos fushën që është shumë e rëndësishme.”

Unë besoj që së fundmi Kukësi e ka marrë veten dhe do ecim që të arrijmë objektivat që kemi në këtë sezon. Objektivi ynë është të arrijmë Europa Ligën dhe do ishim të lumtur t ‘ia arrinim.

të fundit

Presidenti i KE për tarifat e Trump në BE: Ne mbetemi të bashkuar për një marrëveshje të drejtë me SHBA-në

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në mesazhin e tij për “X” mbi tarifat tregtare, shpreh mbështetjen e tij për…

4 minutes ago

“Më sjell mëngjes në shtrat”, Anita rrëfen njohjen me Ramush Haradinaj në radion ku punonte

Anita Haradiaj ka rrëfyer për njohjen e saj me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, tashmë të martuar prej shumë vitesh…

10 minutes ago

‘Lahesha me kanaçe’, Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit: Kushtet ishin të vështira

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në një emision televiziv tregoi përjetimet e tij gjatë qëndrimit në burgun…

35 minutes ago

Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar

Një aksident rrugor u shënua këtë pasdite në Bulqizë, në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me Lagjen e Re,…

1 hour ago

Osmani flet në SHBA për moskonstituimin e Kuvendit: Do t’i drejtohem sërish Gjykatës Kushtetuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim lidhur me…

1 hour ago

Zjarr në fshatrat e Gramshit dhe Belshit/ Djegie masive ullinjsh, shkak mbeturinat dhe defekte elektrike

Mbetjet urbane dhe shkëndija elektrike i vënë zjarrin sipërfaqeve të mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh, duke shkaktuar dëme…

2 hours ago