Chelsea ka publikuar këtë të martë numrat që do të mbajnë futbollistët në fanellat përkatëse në sezonin e ri, teksa bie në sy fakti që sulmuesi kuqezi Armando Broja do të mbajë numrin 19 mbi shpinë.
Broja ka pasur fanellën me numrin 18, që në sezonin e ri do të mbahet nga blerja e re Nkunku, me këtë të fundit që është dëmtuar dhe nuk do të mund të luajë asnjë ndeshje zyrtare deri në fund të vitit 2023.
Ndërkohë mbetet i lirë ende numri 9, që me shumë gjasë do të kalojë mbi shpinën e serbit Dusan Vlahovic, për të cilin Chelsea po negocion që ta marrë nga Juventusi, në operacionin e shkëmbimit me Lukakun.
Ky i fundit nuk figuron fare në listën e klubit londinez, pasi largimi i tij tashmë është fakt i kryer.
Ja numrat e futbollistëve të Chelsea-t:
1 – Kepa Arrizabalaga
2 – Axel Disasi
3 – Marc Cucurella
5 – Benoit Badiashile
6 – Thiago Silva
7 – Raheem Sterling
8 – Enzo Fernandez
10 – Mykhailo Mudryk
11 – Noni Madueke
13 – Marcus Bettinelli
14 – Trevoh Chalobah
15 – Nicolas Jackson
16 – Lesley Ugochukwu
17 – Carney Chukwuemeka
18 – Christopher Nkunku
19 – Armando Broja
20 – Andrey Santos
21 – Ben Chilwell
23 – Conor Gallagher
24 – Reece James
26 – Levi Colwill
27 – Malo Gusto
29 – Ian Maatsen
31 – Robert Sanchez
33 – Wesley Fofana
37 – Mason Burstow
47 – Lucas Bergstrom
50 – Eddie Beach
67 – Lewis Hall
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, një institucion financiar që synon…
Dashi Për te dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë qe keni ne krah.…
Armela Hyseni është banorja më e re në Big Brother VIP 5. Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijeria e…
Daily Mail i ka kushtuar vëmendje protestave të opozitës në Shqipëri, duke publikuar edhe një video që tregon edhe plasjet…
Sezoni i pestë i "Big Brother VIP Albania" solli diçka ndryshe në historinë e formatit në Shqipëri. Për herë të…
Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend…