sport

“Ky është Arsenali, ata nuk e falin kurrë”, Adebayor analizon situatën e Aubameyang

Pierre-Emerick Aubameyang është më jashtë se sa brenda Arsenalit.

Sulmuesi gabonez nuk do të udhëtojë me shokët e skuadrës në Dubai për t’u stërvitur gjatë pushimeve dimërore të Premierligës, ndërkohë që kërkon një dalje për të zgjidhur situatën e tij në skuadër, pasi u nda nga Mikel Arteta që në fillim të dhjetorit, kur ai theu kodin e disiplinës së ekipit kur kthehej me vonesë nga një udhëtim dhe anashkalonte protokollin Covid, raporton Sport.

Të lidhura

None found

Për këtë arsye, Aubameyang ka munguar në 10 ndeshjet e fundit për “Topçinjtë” dhe klubi londinez dëshiron që futbollisti të largohet nga skuadra pasi të përfundojë merkato e tanishme e transferimeve dimërore, qoftë në formë huazimi ose transferimi.

Shkak i kësaj dëshire janë problemet disiplinore që sulmuesi ka shkaktuar sezonin e fundit dhe që do t’i jepte fund durimit të drejtuesve anglezë.

Pikërisht për situatën e tij, Emmanuel Adebayor, një ish-lojtar i Arsenalit, foli duke u ankuar për pozicionin e Aubameyang.

“E di se çfarë po kalon, por ky është Arsenali, ata nuk e falin kurrë. Ai është një lojtar fantastik që tashmë është thënë, por nuk mendoj se ai do të kthehet në rrugën e duhur te Arsenali. Do të habitesha nëse kjo do të ndodhte. Ne ​​po flasim për një lojtar të madh dhe do të shohim se si do të përfundojë lart. /albeu.com/

të fundit

Ramadani: Ndërrimi i pushtetit në Serbi nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës

Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…

3 minutes ago

Nga tentativa për të marrë makinën e motrës deri te arrestimi në malet e Becit: si u kap Albert Sylaj

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…

4 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 28 Tetor 2026

Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…

17 minutes ago

Horoskopi 28 Tetor 2026/ Zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…

21 minutes ago

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago