Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta e ka mbrojtur vendimin që e ka lënë Pierre-Emerick Aubameyang t’i bashkohet Barcelonës, dhe mos të zëvendësojë sulmuesin me transferim gjatë janarit.
“Topçinjtë” lejuan që Aubameyang të largohet si lojtar i lirë në merkaton dimërore, pas problemeve disiplinore, ku edhe i ishte hequr shiriti i kapitenit.
None found
Ndërkaq, Arteta nuk është penduar për këtë vendim, pavarësisht se tani kanë vetëm dy sulmues të gatshëm në atë pozitë, respektivisht Alexandre Lacazette dhe Eddie Nketiah.
“Ne gjithmonë marrim vendime në interesin më të mirë të klubit dhe që të kemi paraqitjen më të mirë të mundshme nga skuadra. Ne e morëm atë vendim si tri parti. Njëra ishte klubi, njëra Aubameyang dhe njëra ishte Barcelona. Që të tre ishim të pajtimit që ishte gjëja më e mirë për tu bërë”, tha Arteta.
“Ishte e mundshme, por unë mendoj që kur ke një qëllim të qartë dhe një proces se si i merr vendimet, duhet të jesh i pamëshirshëm”, shtoi trajneri i Arsenalit.
Që prej largimit nga Arsenali drejt Barcelonës, Aubameyang ka arritur të bëjë pesë paraqitje në të gjitha garat për gjigandin katalunas, duke regjistruar plot pesë gola mbi emrin e tij.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet duhet të…
Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…
Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…
Aktorja e njohur Natalie Portman ka rrëfyer se seksualizimi i imazhit të saj që në fëmijëri e shtyu të krijonte…