sport

“Kush nuk e kupton Europianin, s’do jetë në fushë”, Sylvinho: Lista? Nuk kam kohë të dëgjoj kritikët

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka folur në prag të ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë të hënën përballë Lihtenshtejnit. Tekniku brazilian thotë se atmosfera në ekip është mjaft e mirë, madje tregon se lojtarët janë të karikuar për rezultat pozitiv jo vetëm në miqësore, por madje janë tepër gati edhe për Europianin “Gjermani 2024”.

“E para, këtu në Austri është një atmosferë shumë e mirë. Donim që këtë grumbullim ta nisnim në Tiranë me qëllimin për të ndjerë edhe atmosferën dhe entuziasmin e madh që kanë njerëzit. E kemi ndierë të gjithë publikun pranë nesh. Këtu në Austri jemi larg Shqipërisë, por është një ambient i mirë për t’u përgatitur mirë për Europianit. Kemi lojtarë si Seferi që luajti ndeshje me 29 maj dhe më pas u bashkua me ekipin. Kemi Abrashin që ka luajtur më 31 maj dhe dje u bashkua me grupin. Kapiten Gjimshiti ka edhe 1 ndeshje për të luajtur dhe nesër do të bashkohet më Kombëtaren. Po përgatitemi sa më mirë për Euro 2024, për finalet. Kam parë te skuadra karikimin e duhur. Sigurisht ajo që nuk mungon është karikimi dhe motivimi që kam parë te lojtarët.

Historia e këtij turneu është pikërisht kështu, i shpejtë. E dimë që kemi lojtarë që vijnë nga situata të ndryshme përsa i përket aktivizimit me klubet. Ka disa lojtarë që kanë luajtur më pak, por gjithsesi e rëndësishme për stafin teknik është të menaxhojë grupin edhe për lojtarët që kanë ardhur me pak ndeshje. Përsa i përket formës fizike, ata janë mirë dhe gati për të përballuar Europianin. Grupi ka karikimin e duhur. Duhet të përgatisim lojtarët sa më mirë që ata të japin kontributin për ekipin. E rëndësishme është që në momentin që aktivizohen të bëjnë diferencën në fushën e lojës. Mendoj se ata do të japin më të mirën në fushën e lojës.

Sigurisht që ka një listë pritje, por nuk mund t’i themi emrat që janë aty.

Nuk është aspak e vështirë në një turne të tillë, 1 minutë mund të bëjë diferencën. Çdo lojtar mund të japë kontributin e tij në fushën e lojës. Po marrim pjesë në një turne shumë dinamik, çdo lojtar mund të ndryshojë situatat. Është një shans që vjen për shumë lojtarë ose disa. Lojtari që nuk e kupton këtë situatë, nuk është në gjendje të jetë në fushën e lojës.

Gjithkush në Shqipëri do të bënte një listë sipas tij dhe unë do kisha pakënaqësi, por nuk kam kohë të shoh se çfarë thuhet në publik. Kam shumë ngarkesë dhe punë, por s’kam kohë të ndjek debatet që mund të bëhen pasi secili ka mendimin e tij.

I kam falenderuar të gjithë njerëzit për kontributin që kanë dhënë për Shqipërinë. Kanë dhënë kontributin e tyre për këtë pjesëmarrje në Europian. Kam marr pjesë në Botëror 2018 me Brazilin dhe është diçka që të jep shumë adrelinë. Është e gjitha për t’u shijuar”, është shprehur trajneri i Kombëtares kuqezi.

të fundit

Albert Sylaj dërgohet në stacionin policor pas arrestimit në Deçan

Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë. Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive…

24 seconds ago

Trump parashikon takim të afërt mes Putinit dhe Zelenskyt për negociatat e paqes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…

24 seconds ago

Currency exchange, October 28/ How much the dollar and euro are buying and selling for, and what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me…

7 minutes ago

Stable weather conditions/ See the forecast for October 28, 2026

Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…

7 minutes ago

Horoscope for October 28, 2026: Discover the surprises the stars have in store for each sign

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…

8 minutes ago

Suspected killer of former sister-in-law arrested by Kosovo police

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…

9 minutes ago