sport

Sylvinho e la jashtë Euro 2024, i vetmi që si Berat Gjimshiti dikur nuk reagoi kundër Shqipërisë

E mbani mend Europianin e Francës në 2016? Katër lojtarë u lanë jashtë nga De Biazi, Herolind Shala, Milot Rashica, Amir Rrahmani dhe Berat Gjimshiti.

Ky i fundit ishte i vetmi që nuk bëri një reagim kundër kuqezinjëve, por ashtu kokëulur, u largua nga grumbullimi i Kombëtares.

Më pas Gjimshiti u kthye më i fortë se kurrë më parë, për ta dërguar Shqipërinë me shiritin e kapitenit në Europianin e Gjermanisë, si kampion europe, pasi fitoi edhe Europa League, po me shiritin e kapitenit.

Një Deja Vu ndodh edhe me Europianin e Gjermanisë në 2024, është thuajse e njëjta skenë. Edhe pse në fakt, askush nuk e priste që kjo histori të përsëritej pasi UEFA lejoi që Kombëtaret të grumbullonin nga 26 futbollistë.

Por situata u përsërit, po e njëjta, Silvinjo la 4 lojtarë të rëndësishëm jashtë fushës së blertë. Myrto Uzuni, Sokol Cikalleshi, Keidi Bare dhe Arbnor Muja.

Ky i fundit është për t’u duartrokitur me mënyrën sesi veproi kur mori vesh se kishte ngelur jashtë listës së Shqipërisë për në Europian, u soll në mënyrë identike ashtu si edhe Berat Gjimshiti.

Asnjë fjalë e vetme e thënë publikisht në drejtim të Shqipërisë apo Silvinjos, as nga menaxheri i tij dhe as nga ndonjë përfaqësues i lojtarit.

I heshtur, Muja pranoi vendimin e trajnerit. Pavarësisht se ishte vetë Silvinjo që shkoi në Belgjikë për ta bindur Arbnorin që të vishej kuqezi dhe t’i tregonte se ishte pjesë e projektit të tij te Shqipëria, Muja e përtypi vendimin e marrë nga tekniku i Kombëtares, sado i vështirë është.

Pavarësisht se është njeriu që e ndien presionin më shumë se të gjithë të tjerët, ndryshe nga Bare, Uzuni apo Cikalleshi.

Disa persona në Kosovë kanë ushtruar gjithmonë trysni dhe presion për zgjedhjen e Arbnor Mujës, që të mos kalonte te Shqipëria.

E në këtë moment kur Muja u la jashtë, ata kanë qeshur dhe në disa raste janë tallur më te për t’i treguar sesa të drejtë kishin në fjalën e tyre, që Muja duhej të kishte shkuar te dardanët dhe nuk duhej të ishte veshur kuqezi.

Pra, thika jo vetëm që nuk hiqet për të lehtësuar plagën, por rrotullohet për ta shtuar atë.

Ishte njeriu i shpirtit të festës në kualifikueset e Europianit. Ende e kemi të rrënjosur thellë në kujtesë momentin kur i gjithë stadiumi dhe lojtarët e Shqipërisë këndonin këngën “Mora Fjalë”, ndërsa Arbnor Muja mbyllte sytë dhe i këndonte zemra. Madje, për këtë gjë ai dha edhe shpjegimin e tij në Koha Shtesë.

Ndoshta tani nuk është në momentin e tij më të mirë në karrierë sa i përket ekipit, por ai është aty, për të dhënë kontributin e tij për Kombëtaren.

I buzëqeshur edhe kur aktivizohej fare pak minuta në kualifikueset e Europianit, pasi për të Shqipëria është mbi të gjitha.

Pavarësisht se mediat shqiptare e kanë kthyer diskutimin në vetëm 3 emra, nuk duhet të harrojmë që është edhe Arbnor Muja mes atyre që mungon.

Nuk dihet ende nëse fati do t’i rikthehet siç ndodhi me Berat Gjimshitin, por me siguri mund të themi se kur Shqipëria të shkojë në Europianin e tretë, tani kemi dy shembuj ideal që janë vetmohues për Kombëtaren. Është Berat Gjimshiti dhe Arbnor Muja.

të fundit

Trump Said He Would Declare It US Territory; Iran and Oman Near Agreement on “Maritime Map” in the Strait of Hormuz

Irani dhe Omani po i afrohen një marrëveshjeje se si të menaxhojnë Ngushticën e Hormuzit , raportoi Bloomberg të shtunën,…

3 hours ago

Xavi Espart, talenti i radhës i La Masias që ka bindur Hansi Flickun

Faza përgatitore e Barcelonës i ka dhënë Hansi Flickut mundësinë për të vlerësuar disa prej talenteve të akademisë, ndërsa Xavi…

3 hours ago

Horoskopi 16 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dite mjaft euforike kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do jete e mire dhe ne disa…

3 hours ago

Aroma e çokollatës, truri dhe dëshira: Çfarë lidhjeje ekziston?

Aroma e çokollatës së zezë mund të ndikojë përkohësisht në ndjenjën e urisë dhe performancën gjatë ushtrimeve fizike, sipas një…

3 hours ago

Pas eliminimit të Shamrock-ut, Egnatia përgatitet me kujdes për Lillestrom-in, drejtori Zenelaj ndjek rivalin nga afër

Europa League - EgnatiaNë prag të përballjes në Europa League që Egnatia do të luaj përballë ekipit norvegjez të Lillestrom…

3 hours ago

Trump tha se do ta shpallë territor të SHBA-së, Irani dhe Omani afër marrëveshjes për “hartën detare” në Ngushticën e Hormuzit

Irani dhe Omani po i afrohen një marrëveshjeje se si të menaxhojnë Ngushticën e Hormuzit , raportoi Bloomberg të shtunën,…

4 hours ago