Hansi Flick duket se ka identifikuar zgjidhjen e duhur për krizën në mbrojtjen e Barcelonës. Andreas Christensen pritet të jetë jashtë fushave për më tepër se gjashtë javë, pas lëndimit që mori gjatë takimit me Sevillan.
None found
Sipas raportimeve të gazetës spanjolle Sport, talenti 19-vjeçar nga Gana, Hafiz Gariba, ka dalë si një alternativë e fortë për të forcuar skuadrën e parë. Ai ka impresionuar me të dytët e Barcelonës, duke mos pësuar asnjë gol në tri ndeshjet e para të sezonit.
Historia e mbrojtësit të ri tingëllon si një përrallë moderne futbolli. Rrugëtimi i tij filloi në rrugicat e varfra të kryeqytetit ganez, Akra, përpara se të zbulohej nga fondacioni “Marcet”. Komplikacionet me dokumentet e penguan atë të integrohej menjëherë në organikën e klubit pasi mbërriti në Spanjë, dhe për këtë arsye ai fillimisht veshi fanellën e “Codolarit” në ligën e katërt katalunase.
Pavarësisht se niveli i garës ishte modest, performancat e tij të shkëlqyera nuk kaluan pa u vënë re nga zbuluesit e talenteve të dy superfuqive të La Ligas. Të dy klubet më të mëdha spanjolle dërguan vëzhgues për ta parë nga afër Gariban dhe, siç shkruan Sport, ofertat zyrtare për kartonin e tij mbërritën pothuajse në të njëjtin moment.
Fitorja në këtë duel i shkoi Barcelonës falë një reagimi të rrufeshëm. Toni Hernandez, përgjegjësi i akademisë, nuk humbi kohë dhe i prezantoi lojtarit të ri një projekt bindës, duke e transferuar përfundimisht në ambientet e “La Masias”. Kështu, zyrtarët e Real Madridit mbetën pa asgjë në këtë konkurrim.
Sport gjithashtu thekson se Gariba kapërceu një pengesë të vështirë në fillim të verës, kur një infeksion viral e la jashtë grumbullimit me ekipin në turin në Angli. Megjithatë, pas shërimit të plotë, ai e rifitoi menjëherë formën dhe u kthye në një titullar absolut dhe lider të padiskutueshëm të skuadrës rezervë.
Ecuria e tij mahnitëse nuk i ka shpëtuar vëmendjes së Flickut. Trajneri gjerman është në dijeni të aftësive të veçanta të këtij mbrojtësi, veçanërisht sepse filozofia e tij e lojës mbështetet në një mbrojtje të avancuar dhe agresive, e cila ka nevojë për lojtarë me shpejtësi të jashtëzakonshme për të riparuar kundërsulmet dhe për të mbuluar boshllëqet e lëna pas. Pikërisht në këtë aspekt Gariba shfaq virtytin e tij më të madh.
Mbretëria e Bashkuar do të rishikojë marrëveshjen për transferimin e sovranitetit të Ishujve Chagos te Mauritiusi, pasi marrëveshja nuk gëzon…
Edhe një rast suksesi në Klinikën për Fëmijë në Shkup, përcjell TV21. Zilja e fitores ka kumbuar sërish, këtë herë…
MPB njofton se në një hotel në Ohër është gjetur e vdekur një shtetase gjermane."Dje në orën 23:40, në SPB…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, paralajmëroi për situatën alarmante me boshllëkun buxhetor në Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore. Filipçe…
Në protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së po përcillen mesazhe të ndryshme, përfshirë edhe thirrje të drejtpërdrejta ndaj deputetëve…
Pasagjerët e autobusëve në Singapor mund të përballen tashmë me gjoba deri në 500 dollarë singaporianë për sjellje të tilla…