sport

Kupa e Botës nis fazën e saj më të “nxehtë”, sot mësohet çifti i parë çerek-finalist

Ditën e sotme do të startojë faza më e nxehtë e Kupës së Botës, “Katar 2022”, ajo me eleminim direkt. Tanimë ekipeve do t’i duhen të bëjnë mirë llogaritë pasi një taktikë apo zëvendësim i gabuar mund t’i dërgojë ata jashtë kompeticionit.

Siparin e këtyre sfidave do ta nisë fituesja e grupit A, Hollanda e cila do të përballet ditën e sotme, me SHBA-të, ekip i cili mes shumë sakrificash arriti të siguronte një biletë të “artë”, për në fazën tjetër.

Të lidhura

None found

Në mbrëmje gjithë globë do të mbajë sytë nga ekrani, pasi në fushë do të “zbresë” Lionel Messi dhe Argjentina e tij, ku përballë tyre do të jetë njëra nga surprizat e këtij Botërori, Australia, e cila arriti të zërë vendin e dytë, në një grup ku përballë kishte ekipe si Franca, Danimarka dhe Tunizia.

Fituesit e këtyre dy sfidave do të përcaktojnë dhe çiftin e parë çerek-finalist të “Katar 2022”.

Ndërkaq, në sfidat e tjera Anglia do të përballet me Senegalin, Franca me Poloninë, Maroku me Spanjën, Portugalia me Zvicrën, Japonia me Kroacinë dhe Brazili me Korenë e Jugut. /

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

4 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

5 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

6 hours ago