Në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit, Marash Kumbulla shpjegoi se pse zgjodhi Sassuolon, skuadër ku u huazua deri në fund të sezonit nga Roma.
Qendërmbrojtësi shqiptar ka lënë pas krahëve dëmtimin e rëndë.
Tani është gati të rikthehet sërish në fushë, për të rigjetur formën e tij më të mirë dhe për të ndihmuar skuadrën e re në realizimin e objektivave sezonalë.
Skuadra e Dionisit ndodhet në pozita të vështira, teksa është vetëm një pikë mbi zonën e ftohtë.
“Ndodhi shumë shpejt ardhja ime këtu te Sassuolo. Vetëm një ditë përpara se të kryeja vizitat mjekësore u lidh Sassuolo me emrin tim. Unë nuk pata asnjë hezitim apo mëdyshje. I thashë menjëherë agjentit im se doja të vija këtu. Dhe kështu ndodhi.
Bisedova me Bajramin, ai më tha se po më priste te Sassuolo. Tani jam shumë i lumtur. Kam gjetur një grup djemsh të gatshëm dhe me dëshirën për të luajtur e arritur rezultate pozitive.
Gjeta gjithashtu një trajner tepër të karikuar dhe entuziast, dhe një ambient të qetë e të bashkuar. Renditja jonë nuk është e mirë, por me punë mund ta përmirësojmë situatën aktuale”, u shpreh 24-vjeçari nga Malësia e Madhe. /abcnews.al
Përfundon operacioni për Call Center në Tiranë, i cili nisi mbrëmjen e djeshme. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton…
Rikthehet sërish kaosi dhe trafiku i rënduar në aksin e rrugës kombëtare Tuneli i Krrabës-Rrethrrotullimi i Bradasheshit, në hyrje të…
Kryeministri Edi Rama, në mbyllje të takimit, njoftoi ngritjen e një grupi të përbashkët pune mes qeverisë dhe bashkive. Sipas…
Gjatë ditës së djeshme, rrjetet sociale u pushtuan nga një fotografi ku shihej artisti Gjesti pranë një vajze, imazh i…
Nga 15 janari, Administrata Tatimore ka nisur kontrollet për verifikimin e deklarimit e deklarimit të pagava në sektorin e ndërtimit…
Në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030, të miratuar nga qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies…