Aldi Gjumsi pritet që shumë shpejt të mos jetë më pjesë e Skënderbeut. Sipas burimeve të “Newsport.al”, sulmuesi 24-vjeçar dhe klubi korçar janë shumë afër përfundimit të bashkëpunimit mes tyre.
Futbollisti iu bashkua “bardhekuqve” në janar të këtij viti, menjëherë pasi mbylli eksperiencën e tij me Tiranën. Megjithatë, duket se mes palëve nuk është arritur një marrëveshje e plotë dhe tashmë ndarja është pranë.
None found
Gjumsi është një produkt i ekipit të Tiranës, ndërsa në vijim të karrierës së tij ka luajtur edhe për Teutën, Lirinë e Prizrenit dhe së fundmi për Skënderbeun.
Në pjesën e dytë të sezonit në Kategorinë e Parë me korçarët, 24-vjeçari u aktivizua në 14 ndeshje. Kontributi i tij u përkthye në 1 gol dhe 5 asistime, duke ndihmuar skuadrën për rikthimin në Superiore dhe për ta mbyllur kampionatin në vendin e nënkampionit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…