Java e dytë e Kategorisë së Parë do të mbyllet sot me pesë takime, të gjitha të programuara për t’u zhvilluar në të njëjtën orë, 16:00.
None found
Besëlidhja do të presë Korabin në një përballje të vështirë. Lezhianët vijnë pas humbjes 2-0 ndaj Kukësit, ndërsa skuadra dibrane fitoi 1-0 kundër Orikut. Në anën tjetër, Iliria e Fushë-Krujës do të kërkojë suksesin e parë në kampionat pas barazimit pa gola me Pogradecin, ndërsa Kukësi synon të ruajë kryesimin.
Oriku dhe Bylisi do të përballen mes tyre me synimin për të regjistruar fitoren e parë sezonale. Orikasit u mposhtën nga Korabi në ndeshjen hapëse, kurse Bylisi barazoi 1-1 me Sopotit.
Pogradeci do të luajë në shtëpi ndaj Kastriotit dhe do të kërkojë të marrë tri pikët, pas barazimit pa gola ndaj Ilirisë në javën e parë.
Ndeshja e fundit e ditës do të zhvillohet mes Sopotit dhe Besës së Kavajës. Të dyja skuadrat e nisën kampionatin me barazim, ndaj fitorja do të jetë objektivi kryesor për secilën prej tyre.
Maroku ka hartuar një plan ambicioz për zhvillimin e industrisë së tij ushtarake, me synimin që deri në vitin 2035…
Mislav KaroglanSkuadra e Partizanit ka mbyllur stërvitjen e ditës së sotme, ndërsa klubi ka prezantuar pamje në rrjetet sociale [...]Read…
Rodri ka bërë një deklaratë befasuese lidhur me gjasat e Barcelonës për ta fituar Ligën e Kampionëve, duke thënë se…
Ministri Hajrulla Çeku ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e rajonit të Gjilanit, në kuadër të konsultimeve për hartimin e…
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër detaj të rëndë që ka ndodhur me djalin e ri…
Antonio Conte ka lënë të kuptohet se një rikthim te Juventusi mund të ndodhë në të ardhmen. Trajneri italian, i…