UEFA i ka dërguar FIFA-s një propozim të ri, i cili ka të bëjë me ndryshimin e skemës së kualifikimit të kombëtareve të kontinetit tonë në finalet e Europianit dhe Botërorit. Sipas UEFA-s ndryshimet do të marrin jetë pas Euro 2028 dhe do të prekin edhe sistemin aktual të Ligës së Kombeve.
Sipas propozimit më të ri të UEFA-s ndryshimet më të mëdha do të ndodhin në sistemin e kualifikueseve të Europianit Euro 2032. Për edicionin në fjalë kombëtaret nuk do të ndahen në disa grupe, por do të ndahen në dy liga të ndryshme siç bëhet në Nations League.
None found
Liga 1 do të përbëhet prej tri grupesh me nga 12 skuadra secili. Liga 2 do të përbëhet prej tri grupesh me nga 6 skuadra secila.
Risi do të jetë edhe në kalendar. Secila kombëtare do të luajë gjashtë ndeshje (në shtëpi ose transfertë) kundër gjashtë kundërshtarëve të ndryshëm. Një format ky i aplikuar nga UEFA edhe në rang klubesh në kompeticione si Champions, Europa League apo Conference League. Ajo që nuk është përcaktuar ende është mënuyra se si do të vendosen të kualifikuarat. UEFA ka bërë me dije se ekipet që klasifikohen më mirë në grupet e Ligës 1 do të kalojnë direkt për më tej. Vendet e mbetura vakant do të plotësohen pas zhvillimit të një faze play-off. Për këtë fazë UEFA nuk ka specifikuar se sa skuadra do të marrin pjesë.
U largua nga shkolla në moshën 16-vjeçare, sot ka dy sallone dhe fiton 52 mijë euro në vit — Klan…
Edon Zhegrova mund të jetë një nga emrat më të përfolur në afatin kalimtar të janarit, pasi në mediat italiane…
Barcelona po vazhdon të investojë te talentët e rinj dhe një prej basteve më të mëdha të klubit për të…
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar dënimet e…
"Administrata shtetërore nuk mund të jetë një grumbull zgjidhjesh individuale të veçanta, të krijuara në rrethana të ndryshme. Ajo duhet…
SPB Strumicë, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër R.S. (50) nga Strumica, mbi dyshime të bazuara…