sport

Kriza Rusi-Ukrainë, pronari i Chelsea humb 700 milion euro në ditë

Roman Abramovich ka në portofolin e tij të investimeve, ndër të tjera, edhe Evrazin, një kompani ruse minerare. Nisur nga tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, kompania minerare ka rënë në bursën e Londrës, duke i shkaktuar pronarit të Chelsea 650 milionë paund (rreth 776 milionë euro) humbje brenda ditës.

Kompania me rreth 110 000 punëtorë operon kryesisht në Rusi, por edhe në Ukrainë, Republikën Çeke, Itali, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Afrikën e Jugut.

Të lidhura

None found

Sipas “This Is Money”, aksionet e Abramovich janë një nga vlerat që ka rënë më shumë në Britani, deri në 35%.

Duke qenë se Evraz punon edhe në Ukrainë, lufta nuk do të ishte aspak e mirë. Por, më shumë se lufta e mundshme, frika e investitorëve është se një pushtim nga ana e Rusisë do të çonte në një rialokim të të drejtave pronësore. Së fundmi, është edhe frika e sanksioneve të mundshme që do të paralizonte punën e tyre.

Nëse Rusia pushton Ukrainën, do të ketë sanksione ndaj klasave oligarkike rreth Putinit. Këto sanksione mund të zbatohen më gjerësisht, duke përfshirë edhe vetë ekonominë ruse. Evraz do të ndikohej si në operacionet e tij të eksportit dhe gjithashtu do të kishte probleme me bursën e Londrës, dhe me operacionet në SHBA dhe vendet e tjera ku operon.

Evraz është një nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në botë.

të fundit

Mickoski: We aim for our generation to bring the country into the EU without compromising identity, language and culture

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot në fjalimin e tij me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së vendit, iu referua…

19 minutes ago

After Radojeviq, Collina also meets with Peci – KFOR does not say whether the Ibër Bridge was discussed

Zëvendëskomandanti i misionit të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO, Gjenerali i Brigadës Federico Collina, së bashku me…

20 minutes ago

AKK criticizes lack of pedagogical documentation even in the second week of classes

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur shqetësim për mungesën e dokumentacionit bazë pedagogjik në shkollat e Kosovës, edhe në…

21 minutes ago

KDI seeks interpretation from Constitutional Court on Assembly after 30-day deadline

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me situatën rreth konstituimit të Kuvendit, duke thënë se ai mund të…

21 minutes ago

Flamur Noka attacks the government in parliament: You are Albania’s curse, Klodiana Spahiu should be careful about the post

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, në fjalën e tij në parlament hodhi akuza në drejtim të qeverisë. Noka…

22 minutes ago

Parliament begins voting process, Democratic Party lawmakers leave the chamber

Procesi i votimit ka nisur në Kuvend, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga salla. Vijon… [...] Read More...…

23 minutes ago