Categories: sport

Kristjan Asllani dhe Armando Broja në të njëjtën udhëkryq: Jashtë planeve të klubeve, ndërsa ofertat konkrete mungojnë

Muaji gusht ka sjellë qartësi për pjesën më të madhe të futbollistëve të Kombëtares lidhur me vazhdimësinë e karrierës. Disa prej tyre kanë zgjedhur skuadra të reja, ndërsa të tjerët kanë vendosur të vijojnë te klubet ku aktivizoheshin.

Të lidhura

None found

Ndryshe paraqitet gjendja për Kristjan Asllanin dhe Armando Brojën, të cilët ndodhen thuajse në rrethana identike. Interi e ka bërë të qartë se mesfushori nuk përfshihet më në planet e klubit.

Një qëndrim i ngjashëm duket se ekziston edhe në kampin e anglezëve për Brojën. Ata janë munduar ta arsyetojnë lënien e tij jashtë me pretendimin se futbollisti nuk ndodhet në formën më të mirë fizike.

Për Asllanin janë përmendur Sassuolo, Cagliari, Sassuolo dhe Atalanta, krahas Al Ittihad në Arabinë Saudite dhe Hull City në Premier League. Megjithatë, asnjë prej këtyre interesimeve nuk është shndërruar në një hap konkret apo në një lëvizje serioze.

E njëjta situatë është përsëritur edhe me Brojën. Lazio në Serie A dhe Cagliari janë përfolur si destinacione të mundshme, por e ardhmja e sulmuesit shkodran vazhdon të mbetet e paqartë.

Gushti pritet të jetë vendimtar për të dy lojtarët, pasi duhet të sigurojnë medoemos një skuadër të re. Në shtator, Kombëtarja do të zbresë sërish në fushë për ndeshjet kualifikuese në Ligën e Kombeve.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

5 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

5 hours ago