Kalidou Koulibaly, mbrojtës dhe kapiten i Senegalit, është dakord me idenë e FIFA-s për të organizuar Botërorin çdo dy vjet, pasi mendon se diçka e tillë mund t’u japë më shumë mundësi skuadrave afrikane.
“Është diçka pozitive për numrin e skuadrave afrikane,” – deklaroi mbrojtësi pas fitores 4-1 të Senegalit ndaj Namibisë në ndeshjeve vlefshme për kualifikueset e “Katar 2022”, duke shtuar,” – 5 skuadra Afrikane në Botëror nuk mjaftojnë, Afrika meriton të ketë më shumë përfaqësues në Kupën e Botës.
None found
Sipas mbrojtësit, një Botëror çdo dy vjet do të reduktonte numrin e miqësoreve me Koulibaly që shprehet: “Po luajmë shumë ndeshje dhe me këtë ide të re mund të ketë më pak impenjime për ne futbollistët”. Futbollisti kërkoi që projekti për një Kupë Bote çdo dy vjet të merret në konsideratë, duke kërkuar mbështetjen e kolegëve të tij, edhe pse trajneri i Senegalit, Aliu Cisse, është kundër idesë që mbështet kapiteni i tij.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave…
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen katër mbledhje të komisioneve parlamentare, ku në agjendë janë raportimi i drejtorit…
Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shpërblimi prej 2500 eurosh për efektivët e vijës së parë gjatë protestave rrezikon të perceptohet…
Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë. Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me…