Dalja e parakohshme e Senegalit nga Kupa e Botës 2026 nuk solli vetëm zhgënjim në aspektin sportiv, por edhe zbuloi probleme të brendshme në ekip, me Sadio Mane dhe Kalidou Koulibaly që përmenden si figurat kryesore të përfshira në këto tensione.
None found
Siç raporton Foot Mercato, përplasjet kishin nisur edhe përpara se të fillonte turneu dhe kishin të bënin me mungesën e mbrojtësit Malang Sarr në listën finale të përfaqësueses së Senegalit.
Edhe pse kishte zhvilluar një sezon të mirë me Lens, Sarr mbeti jashtë grupit përfundimtar dhe u vendos vetëm në listën e rezervistëve.
Sipas raportit, para fillimit të Kupës së Botës, trajneri Pape Thiaw kishte diskutuar çështjen e Sarr me disa prej lojtarëve kryesorë të skuadrës, mes tyre Kalidou Koulibaly, Edouard Mendy dhe Idrissa Gana Gueye.
Të njëjtat burime thonë se Mane mbështeste përfshirjen e Sarr në listën përfundimtare, ndërsa Koulibaly ishte kundër, çka solli edhe përplasjen e parë mes dy prej emrave më të rëndësishëm të kombëtares.
Raporti shton se situata u bë edhe më e tensionuar në mbrëmjen para sfidës së parë kundër Francës.
Mësohet se Mane kishte vënë në diskutim gjendjen fizike të Koulibalyt, i cili kishte ardhur në turne i dëmtuar, dhe kishte propozuar që Malang Sarr ta zëvendësonte në formacion.
Gjithnjë sipas raportimeve, ky sugjerim nuk u mirëprit nga mbrojtësi i Al Hilal, duke thelluar më tej krisjen mes dy veteranëve të Senegalit.
Këto zhvillime bëhen publike pasi Senegali u eliminua në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës, pas humbjes ndaj Belgjikës.
Njëkohësisht, ato vijnë në vijim të aludimeve për pakënaqësi më të gjera brenda Federatës së Futbollit të Senegalit, ku janë hedhur dyshime si mbi mënyrën e administrimit të turneut nga federata, ashtu edhe mbi zgjedhjet e trajnerit Pape Thiaw përgjatë gjithë fushatës.
Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…
Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…
Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027“Abissnet Superiore” mbyll sot dhe nesër fazën e parë të kampionatit, ndërsa pikërisht këtë të mërkurë do…
Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) ka vlerësuar se mbrojtësi i Barcelonës, Joao Cancelo, duhej të ndëshkohej me karton të verdhë…
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka nxjerrë në pah një histori të raportuar të kërcënimeve,…
Kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë, Dr. Klodian Allajbeu, shkruan në gazetën britanike “The Independent” se investimet në arsim, bursat…