sport

Kosova mposhtet në shtëpi nga Greqia (VIDEO)

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ka humbur me rezultat minimal (0-1) nga Greqia, ndeshjen e dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Pas një imponimi të lojës nga vizitorët në minutat e para, Arbër Zeneli pati një mundësi të mrekullueshme për t’i kaluar vendasit në epërsi, mirëpo portieri mysafir e ndali goditjen e tij nga afërsia që ishte nga një kënd i vështirë.

Të lidhura

None found

Loja e mirë e Dardanëve vazhdoi edhe në vijim, para se të kishte një qetësi dhe një lojë më të vëmendshme, ndërkohë që Helenët përpiqeshin të ndërtonin aksione para portës së Aro Muric.Të zgjedhurit e Alain Giresse respektonin udhëzimet e trajnerit me lojë taktike duke pritur gabimet e kundërshtarëve për të dalë në aksion dhe për të rrezikuar.

SHIKO GOLIN KETU

Njëherësh, loja ishte e bazuar edhe në aftësitë vetanake të futbollistëve të fazës së sulmit, të cilët prisnin shanset e tyre për të ndëshkuar.

Përkundër që Kosova dukej se po bënte lojë të sigurt, Anastasios Bakasetas pranoi një top nga Petros Mantalos dhe gjeti hapësirë për t’i kaluar grekët në epërsi (36’).

Në gjysmën e dytë, Dardanët luanin për ta barazuar rezultatin, derisa Helenët ishin të gatshëm për të ndëshkuar.

Derisa Milot Rashica dhe Edon Zhegrova u përpoqën të shënonin me goditje nga distanca, Muric e shpëtoi skuadrën duke ndalur ballë për ballë një lojtar kundërshtar.

Me gjithë angazhimin për ta gjetur golin, inferioriteti numerik ua pamundësonte nikoqirëve arritjen e objektivit të tyre.

Pas kësaj humbjeje, Kosova mbetet e dyta në Grupin 2 të Ligës C me tri pikë, dy më shumë se Irlanda e Veriut dhe Qiproja, ndërsa tri pikë më pak se tashmë lideri i grupit, Greqia.

Tags: greqiakosova

të fundit

VIDEO/ Burreli-Kastrioti përfundon në kaos: katër të përjashtuar dhe policia në fushë

Burreli - KastriotiKategoria e Parë për sezonin 2026-2027, ka nisur mjaft e tensionuar, madje ndeshja Burreli – Kastrioti, e zhilluar…

6 hours ago

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 7 Shtator 2026

Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe…

6 hours ago

Dramë te Juventusi, Zhegrova i shpëton përfshirjes jashtë listës së Serie A pas sakrifikimit të Milikut

Juventusi ishte shumë pranë marrjes së një vendimi që do të shkaktonte jo pak reagime, pasi ylli i Kosovës Edon…

6 hours ago

Constitutive session to continue on Wednesday, still no certainty over votes for president

Takimet i patën të vazhdueshme. Gjithçka drejt një marrëveshjeje për president. E pas disa herëve bashkëbisedim mes kryetarit të Lëvizjes…

6 hours ago

Conflict in former Park area in Tirana/ 26-year-old man stabbed, 53-year-old suspect escorted to police (NAMES)

Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e ish-Parkut në Tiranë, pas një…

7 hours ago

Queen Margrethe of Denmark hospitalized, will be under care for the week

Mbretëresha Margrethe e Danimarkës është shtruar në spital pasi nuk është ndjerë mirë, njoftoi Pallati Mbretëror danez të dielën, më…

7 hours ago