Categories: sport

Kosova luan katër herë brenda 10 ditësh, Foda përballet me disa mungesa para grumbullimit

Kosova do ta hapë më 24 shtator ciklin kualifikues në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke e pritur Irlandën në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Tri ditë më vonë, më 27 shtator, “Dardanët” do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me kombëtaren vendase. Më 1 tetor është planifikuar ndeshja kundër Izraelit në Hungari, ndërsa seria prej katër takimesh do të përfundojë më 4 tetor në Prishtinë, ku Kosova do të luajë sërish ndaj Austrisë.

Ky kalendar i ngjeshur, me katër ndeshje brenda dhjetë ditësh në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit, e bën gjendjen fizike të futbollistëve një element të rëndësishëm në përzgjedhjet e Franco Fodës.

Përzgjedhësi i Kosovës pritet të përballet me disa mungesa gjatë këtij grumbullimi. Amir Rrahmani nuk do të jetë në dispozicion, pasi ka vendosur ta pezullojë angazhimin me kombëtaren pas mosmarrëveshjeve me FFK-në, të cilën edhe e ka paditur.

Rrahmani nuk është problemi i vetëm në repartin defensiv. Kreshnik Hajrizi gjithashtu pritet të mungojë me siguri, pasi u dëmtua në maj dhe më pas iu nënshtrua një operacioni.

Hajrizi nuk është rikuperuar ende plotësisht dhe, sipas Telegrafit, pritet të mos luajë në asnjërën prej katër ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Edhe Elvis Rexhbeçaj pritet të mbetet jashtë listës. Mesfushori pësoi një lëndim disa muaj më parë gjatë një seance stërvitore me Wolfsburgun dhe ende nuk është kthyer plotësisht në dispozicion.

Një tjetër mungesë me peshë mund të jetë ajo e Florent Muslijës. Mesfushori vazhdon rikuperimin nga dëmtimi në gju dhe nuk ka luajtur që prej 24 prillit.

Disponueshmëria e tij për këto takime do të varet nga ecuria e gjendjes së tij fizike.

Pikëpyetje ka edhe rreth Fisnik Asllanit, i cili vetëm së fundmi është kthyer pas lëndimit. Sulmuesi u aktivizua për disa minuta në ndeshjen e fundit të Hoffenheimit kundër Stuttgartit, por pas dëmtimit në gju mund të mos ketë arritur ende formën optimale për ta përballuar ngarkesën e katër ndeshjeve.

Një situatë më vete paraqet edhe Milot Rashica. Sulmuesi ka luajtur shumë pak minuta gjatë këtij sezoni, për shkak se te Besiktasi nuk po e gjen hapësirën që dëshiron.

Për rrjedhojë, mbetet e paqartë nëse Rashica do të përfshihet në listën e Kosovës për grumbullimin e ardhshëm.

Lista e futbollistëve do të bëhet publike të premten.

të fundit

Reforma në Armatë: ushtarët profesionistë mund të vijojnë shërbimin edhe pas moshës 45-vjeçare

"Me reformën në Armatë zgjidhet përfundimisht statusi i ushtarëve profesionistë që mbushin 45 vjeç, duke u mundësuar atyre të vendosin…

4 minutes ago

Dozens of police officers and vehicles surround Skanderbeg Square as protesters gather near Rinia Park

Pavarësisht ndjekjes nga forcat e rendit dhe përdorimit të vazhdueshëm të gazit lotsjellës në Sheshin “Skënderbej”, revolta qytetare vijon të…

5 minutes ago

Police launch harsh crackdown at protest, using tear gas, stun grenades and chemically treated water

Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kapsolle, me qëllim largimin…

5 minutes ago

Tensions continue in Tirana as police disperse young people with water cannons and tear gas near the center

Pas shpërndarjes së turmës përpara institucioneve qendrore, forcat e Policisë së Shtetit kanë vijuar lëvizjet në terren për të shpërndarë…

5 minutes ago

Protesters disperse across several areas of Tirana and set fire to rubbish bins

Pas tensioneve të njëpasnjëshme, situata në kryeqytet ka marrë një dinamikë të re. Pasi janë shpërndarë nga forcat e policisë,…

6 minutes ago

Protesta vijon në Tiranë, turma marshon drejt Zogut të Zi dhe vendos barrikada

Përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit ka marrë një rrjedhë të re, ndërsa turma e të rinjve është zhvendosur…

6 minutes ago