Categories: sport

Kosova barazon me Austrinë në “Fadil Vokrri

Kosova dhe Austria u ndanë në barazim 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Të lidhura

None found

“Dardanët” kaluan të parët në avantazh, por një gol i shënuar me fat nga austriakët bëri që skuadrat të merrnin nga një pikë në Prishtinë.

Takimi nisi me ritëm të lartë, pasi të dyja kombëtaret u shfaqën të rrezikshme dhe kërkuan golin që në minutat e para.

Vedat Muriqi dhe Veldin Hoxha patën mundësi për Kosovën, por asnjëri nuk arriti ta mposhtte portierin kundërshtar. Në krahun tjetër, Amir Shaipi reagoi mirë në disa raste, duke ua mohuar austriakëve golin.

Pas pushimit, loja u bë edhe më intensive. Kosova e rriti presionin dhe Hoxha pati një shans të mirë me kokë, mirëpo goditja e tij shkoi drejt në duart e portierit.

Në minutën e 70-të, Edon Zhegrova krijoi një aksion të bukur dhe asistoi për Fisnik Asllanin. Sulmuesi nuk gaboi përballë portierit mysafir dhe i dha epërsinë Kosovës.

Vetëm tri minuta më pas, vendasit mund ta kishin dyfishuar avantazhin. Milot Rashica goditi shtyllën, duke humbur një mundësi të artë.

Austria e gjeti barazimin në minutën e 85-të, kur pas një rivënie anësore Kalajdzic asistoi për Langun. Ky i fundit shënoi me kokë dhe vendosi rezultatin përfundimtar.

Me këtë barazim, Kosova shkon në pesë pikë dhe renditet e dyta, tri pikë pas Austrisë. Irlanda ka mundësinë ta kalojë Kosovën në renditje nëse triumfon ndaj Izraelit.

Kosova do të luajë përsëri në Prishtinë më 14 nëntor, kur do të përballet me Izraelin. Tri ditë më vonë, “Dardanët” do të udhëtojnë drejt Irlandës për ta mbyllur ciklin kualifikues të Ligës së Kombeve.

të fundit

Supreme Court orders Brazil presidential vote extended by two hours

Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar një zgjatje dy-orëshe të votimit në zgjedhjet presidenciale, të cilat fillimisht ishin planifikuar të…

2 minutes ago

Salianji on Serbia’s elections: Vuçiç has fallen, Rama remains the last autocrat in the Balkans

Ervin Salianji ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Lista Studentore ka siguruar epërsi ndaj forcës…

2 minutes ago

Poll in Serbia: Albanian Coalition projected to win two seats

Sipas projeksionit të CeSID dhe Ipsos, dy organizata që merren me sondazhet zgjedhore në Serbi, Koalicioni Shqiptar pritet të përfaqësohet…

3 minutes ago

Diplomacy, weapons and Israel: what could change if Democrats win the midterm elections

Analistët jopartiakë në Shtetet e Bashkuara thonë se demokratët kanë shanse të mira për të fituar kontrollin e Dhomës së…

3 minutes ago

Visar Mehmeti expected to join Shaip Kamberi as the second Albanian MP in Serbia’s parliament

Koalicioni Shqiptar pritet të sigurojë dy mandate në Parlamentin e Serbisë, sipas rezultateve dhe përllogaritjeve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të…

4 minutes ago

Shaip Kamberi calls it a historic achievement: Albanians seek a third seat in the Serbian Parliament

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Serbi kanë sjellë një rezultat të rëndësishëm për përfaqësimin politik të shqiptarëve në Luginën e…

5 minutes ago