Kosova dhe Izraeli u ndalën në një barazim pa gola në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Përballja e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës B të Ligës së Kombeve përfundoi 0-0, pas 93 minutash lojë.
None found
“Dardanët” luajtën për rreth 30 minuta me dhjetë futbollistë, pasi Veldin Hoxha u ndëshkua me karton të kuq pas marrjes së dy kartonëve të verdhë.
Kosova krijoi disa raste të rrezikshme gjatë pjesës së parë. Lindrit Kamberi goditi shtyllën, ndërsa edhe Milot Rashica ishte pranë realizimit.
Pas pushimit, vendasit patën më pak mundësi për të shënuar, ndërsa as Izraeli nuk arriti të kërcënonte seriozisht portën e Kosovës.
Me këtë pikë, Kosova ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Izraeli regjistroi pikën e tretë në këtë cikël.
Ndeshjen e ardhshme, Kosova do ta zhvillojë më 17 nëntor ndaj Irlandës në Dublin. Për të synuar vendin e dytë në grup, “Dardanëve” u nevojitet fitorja.
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me udhëheqësen e Delegacionit të Estonisë, Laura…
Policia ka zhvilluar dy arrestime të tjera në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, i cili synon zbardhjen e plotë…
Gjatë marshimit kundër qeverisë në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, disa prej protestuesve kanë thyer reklamat e vendosura përgjatë…
Pavarësisht motit të keq dhe reshjeve të shiut, të rinjtë vijojnë rezistencën e tyre përpara Ministrisë së Arsimit. Protestuesit janë…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it, Astri Iseni ka akuzuar ish-strukturat e BDI-së dhe rrethin familjar të…
Kosova U17 të shtunën pasdite u mposht 4:0 nga Kroacia në ndeshjen që u zhvillua në Karlovac të Kroacisë. Kroatët…