Categories: sport

Nuk e fitoi dot betejën me Covid-19, i jepet lamtumira e fundit fizioterapistit të Kombëtares

Mjeku fizioterapist i Kombëtares shqiptare të futbollit, Ylli Mihali që ndërroi jetë mëngjesin e së hënës, më 13 shtator u përcoll ditën e sotme me nderime për në banesën e fundit. Federata Shqiptare e Futbollit organizoi homazhet për të ndjerin në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”.

Në këtë ceremoni morën pjesë Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, familjarë, shokë, miq e dhjetëra anëtarë të komunitetit të futbollit, të cilët shprehën ngushëllimet për largimin e parakohshëm nga jeta të Ylli Mihalit.

Të lidhura

None found

Presidenti Duka, i prekur nga kjo ngjarje që ka trishtuar të gjithë botën e futbollit shqiptar shprehu ngushëllimet për familjen Mihali, duke theksuar se Ylli nuk ishte vetëm një profesionist i mirë, por mbi të gjitha një djalë i shkëlqyer. “Sot është një ditë e trishtë, për mua dhe futbollin shqiptar. Kemi humbur një nga njerëzit më të mirë dhe më të dashur, i cili ka kontribuar për 27 vite në futbollin shqiptar. Mbase pak e kanë njohur në ndeshjet, por ata që kanë luajtur dhe ju mediat që keni qenë pranë ekipit Kombëtar e kanë ndjerë shumë. Një djalë i shkëlqyer dhe fizioterapist padyshim shumë i mirë, një njeri i pakursyer për të ndihmuar të tjerët. Më vjen keq që nuk arritëm që të gjithë ta ndihmonim, ta mbanim në jetë Yllin, por ishte e pamundur. Ky COVID-19 i mallkuar na ka dhënë shumë dhimbje të tjera gjithashtu dhe sot shumë dhimbje për futbollin shqiptar. Doja të ngushëlloja familjen, miqtë e Yllit, futbollistët të cilët kanë qenë të trishtuar jo vetëm ata që kanë luajtur për ekipin Kombëtar, por edhe ata që kanë kaluar nëpër ekipet Kombëtare. Nuk kam fjalë, u prehtë në paqe! Ai e ka shkruar historinë vërtetë, të paktën për ne që e kemi njohur nga afër nuk do ta harrojmë kurrë! Ashtu siç e kishte emrin, Yll ashtu ishte dhe në të vërtetë.”

Ylli Mihali u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me Covid-19 në moshën 55 vjeçare.

të fundit

Aksident tragjik në Turqi/ Humbin jetën 11 persona, plagosen 27 të tjerë pas përplasjes së një autobusi me një vinç (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, një aksident tragjik ndodhi në zonën e Akhisarit, në provincën e Manisës, në Turqi, ku një autobus…

2 minutes ago

Lloga kërkon reagim institucional për rastet e dyshuara të dhunës policore në Saraj, Kumanovë dhe Gostivar

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe hetim të pavarur nga…

4 minutes ago

Bordalas: Yamal e ka potencialin për të fituar Topin e Artë

Trajneri i Getafes, Jose Bordalas, beson se ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka potencialin për ta fituar Topin e Artë…

8 minutes ago

Laçi dhe Egnatia nisin përballjen në Kurbin (VIDEO)

Laci-EgnatiaLaçi 0-0 Egnatia“Abissnet Superiore”: Java 6Stadiumi: Stadiumi “Laçi”Arbitër: Dorjan Maletaj FORMACIONET ZYRTARE:LAÇI: Guri; Azizi, Kurti, Tola, Bibo, Samuel, Ajazi, Traore, Nerguti,…

11 minutes ago

Grupi B i Kategorisë së Dytë në fushë për javën e tretë, ja rezultatet

Kategoria e DytëKanë nisur 5 ndeshjet e Kategorisë së Dytë të grupit B, të cilat vlejnë për llogari të javës…

11 minutes ago

Vëmendja te transferta e Pogradecit, në fushë dalin edhe dy pretendentët e tjerë të Superiores, ja rezultatet në kohë reale

Kategoria e ParëKanë nisur katër ndeshjet e ditës së sotme të Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 5-të…

11 minutes ago