Categories: sport

Konyaspori dhe Palestina ndalen në 89:59 pas barazimit 2-2: “Ndeshja do të vijojë kur Palestina të jetë e lirë

Konyaspori dhe Kombëtarja e Palestinës u ndanë në barazim 2-2 në miqësoren e solidaritetit të luajtur të mërkurën në Konya, ku mijëra tifozë shprehën mbështetjen e tyre për popullin palestinez.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Konya Metropolitan Municipality” me moton “Shtëpia jonë është shtëpia juaj”. Përgjatë takimit, tifozët e Konyasporit shfaqën pankarta dhe mesazhe solidariteti për palestinezët, si edhe për situatën humanitare në Gaza.

Të lidhura

None found

Para nisjes së sfidës, në tribuna u krijua një koreografi masive me shkrimin: “Ju heshtni kur fëmijët flenë, jo kur vdesin”.

Mesazhe të tjera të vendosura në stadium shprehnin mbështetje për Palestinën dhe dënonin veprimet e Izraelit në Gaza.

Një nga çastet më prekëse u shënua në minutën e 10-të dhe 14-të sekondë. Në atë moment u fikën dritat e stadiumit, në nderim të 1,014 pjesëtarëve të komunitetit sportiv palestinez, të cilët, sipas raportimeve të cituara nga organizatorët, janë vrarë në sulmet izraelite që prej 7 tetorit 2023.

Gjatë këtij homazhi, në fushën e lojës u hodhën konfeti dhe lodra, duke e bërë atmosferën edhe më emocionuese.

Takimi mori fund në një mënyrë të pazakontë, pasi u ndërpre në minutën 89:59. Përmes sistemit të stadiumit u njoftua se ndeshja ishte “shtyrë deri në çlirimin e Palestinës”.

të fundit

Afghan man arrested in North Macedonia, found with marijuana and rolling papers

MPB Maqedoni njofton se dje (30.09.2026) në orën 11:05 në vendin e quajtur "Bunec", zyrtarët policorë nga Njësia Policore Mavrovë…

4 minutes ago

Magnitude 2.5 seismic tremor recorded in the area between Radovish and Strumica

Një tërmet me magnitudë 2.5 ballë është regjistruar mbrëmë në pjesën juglindore të Maqedonisë, sipas të dhënave të publikuara nga…

4 minutes ago

SDSM calls for Ivan Stoilkoviq’s dismissal over participation in Vučić’s campaign

LSDM kërkon shkarkimin e menjëhershëm të ministrit Ivan Stoilkoviq, duke e akuzuar atë për pjesëmarrje në fushatë politike në Serbi…

4 minutes ago

Photo from Berlin Process meeting brings together four Albanians, Serbian minister absent

Një fotografi e përbashkët nga takimi ministror në kuadër të Procesit të Berlinit që po mbahet në Cetinje të Malit…

5 minutes ago

Rama: Absurde kur na thonë se projektet i bëjmë duke nxjerrë njerëz nga shtëpia me forcë, arkitektët e huaj nuk vijnë këtu për gjëra jashtë standardeve!

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, foli në prezantimin e konkursit për një tjetër kullë që pritet t’i shtohet Tiranës,…

10 minutes ago

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut një afgan, iu gjetën marihuanë dhe rizlla

MPB Maqedoni njofton se dje (30.09.2026) në orën 11:05 në vendin e quajtur "Bunec", zyrtarët policorë nga Njësia Policore Mavrovë…

11 minutes ago