Takimi që mbylli xhiron e dytë të La Liga 2 mes Granadës dhe Mallorcës u shoqërua me një atmosferë të tensionuar dhe debate të ashpra, pasi goli i dytë i vendasve shkaktoi reagime të fuqishme.
Skuadra andaluziane e zhbllokoi sfidën në minutën e 18-të, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal prej një goli.
None found
Gjatë fraksionit të dytë, mysafirët nga Mallorca dominuan lojën dhe u treguan më këmbëngulës në kërkim të portës kundërshtare, duke krijuar disa shanse të pastra për të rivendosur baraspeshën.
Teksa pritej me nervozizëm goli i barazimit nga ana e miqve, skenari mori një kthesë krejt të papritur. Granada e dyfishoi epërsinë pas një rivënieje këndore, duke e quar rezultatin në 2-0.
Gjithsesi, drama shpërtheu pas ekzekutimit të goditjes nga këndi. Arbitri Saul Ais i dha sinjalin me bilbil për rifillim të lojës, por aksioni nuk u zhvillua normalisht. Futbollistët e Mallorcas ndaluan të hutuar dhe në këtë dyndje konfuzioni, Arnau Puigmal pa dashur dërgoi topin në rrjetën e vet.
Pavarësisht hutimit të dukshëm dhe revoltës së lojtarëve të Mallorcës, të cilët nuk arrinin të deshifronin se ç’drejtë po ndodhte në fushë, gjyqtari nuk e anuloi golin dhe rezultati mbeti i pandryshuar.
Si pasojë e kontestimeve të forta, Alex Sala dhe Manu Morlanes morën karton të verdhë për kundërshtim të vendimit, ndërsa një prej ndihmësve të stafit teknik të ekipit mysafir u ndëshkua me të kuqe.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në kuadër të vizitës në Izrael, realizoi takim me…
Andoni Iraola ka kërkuar zyrtarisht nënshkrimin e një mesfushori mbrojtës nga bordi i Liverpoolit para se të mbyllet afati i…
Ministria e Mbrojtjes, ka bërë një përditësim të situatës me zjarret në 24 orët e fundit, ku janë raportuar 31…
Anis MehmetiAnis Mehmeti mund të largohet nga Ipswich Town, edhe pse u bashkua me klubin në fjalë në janar të këtij…
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, asamblistë, drejtorë e aktivistë të këtij subjekti politik në Prishtinë, por edhe deputetë të…
Këtë të martë, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Fatmir Shehollit, për dy vepra penale:, “Spiunazh” dhe “Shantazh”.…