sport

Konsiderohej një talent i madh, mesfushori kroat zbulon “prapaskenat” e largimit nga Barça

Pritej shumë nga talenti i mesfushës, mirëpo si shumë të tjerë nuk arriti t’i përmbushte pritshmëritë. Alen Halilovic dikur konsiderohej Luka Modric i ardhshëm, teksa në vitin 2014, Barcelona i pagoi 2.2 milionë euro “gjigantëve” kroatë të Dinamo Zagreb për shërbimet e tij, por realiteti është se kroati nuk ia doli kurrë të binte në sy te “Blaugranat”.

Halilovic ka folur së fundmi, në një intervistë për prestigjiozen britanike, “The Athletic”, ku zbuloi se u frustrua shumë dhe për këtë arsye mendoi se ishte më mirë të largohej nga klubi, mirëpo me kalimin e kohës e kuptoi se i mungonte durimi.

Të lidhura

None found

“Kur je i ri, mendon se nuk ke kohë dhe mund të luash përpara Iniesta-s dhe Xavi-t. Kur e mendoj tani, më duhej të isha i durueshëm. Dy vitet e para ishin perfekte te Barça, por shpresoja të kisha një shans në ekipin e parë në sezonin e tretë. Pastaj kuptova se Luis Enrique nuk më kishte në llogari. Unë duhej të qëndroja edhe një vit sepse po bëja shumë mirë, mire, por Barça vendosi të më huazonte sërish, kështu që isha pak i frustruar me gjithçka. Nuk doja të shkoja përsëri në huazim, kështu që thashë “dreqin, po iki nga këtu”,- u shpreh mesfushori kroat. /abcnews.al

të fundit

“Nëse nuk të “bekon” Flamur Noka, nuk bën karrierë në PD. “Mulizimi” duhet luftuar”, Kuçana flet për përplasjen me Berishën

Ish-kandidatja për deputete e PD-së dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana, sqaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV…

8 minutes ago

Finalja Spanjë-Argjentinë mund të përcaktojë edhe fituesin e Topit të Artë

Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës mund të vendosë jo vetëm kampionin e ri të botës,…

9 minutes ago

Mickoski dhe Brojer diskutojnë thellimin e bashkëpunimit ushtarak mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë

Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes Vllado Misajllovski realizoi takim me kryeshefin e Shtabit…

13 minutes ago

Galatasaray nis kontaktet për Brahim Diazin e Real Madridit

Galatasaray ka hedhur hapat e parë për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Brahim Diaz, pasi ka kontaktuar përfaqësuesit e…

21 minutes ago

Kuvajti rrëzon 32 dronë “armiqësorë” në hapësirën ajrore, Irani dyshohet se synon objektet kritike

Forcat e Armatosura të Kuvajtit kanë zbuluar dhe neutralizuar 32 “dronë armiqësorë” në hapësirën ajrore të vendit që nga orët…

21 minutes ago

Policia zgjeron hetimet për helmimet, përfshirë rastin në Han të Elezit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës po vazhdojnë hetimet për rastin e helmimit…

27 minutes ago