Categories: maqedoni

Nebi Hoxha apelon për prova që Osman Selmani ishte refugjat në Çegran gjatë luftës

Ndërmarrësi Nebi Hoxha ka kërkuar ndihmën e personave dhe organizatave që vepruan në vitin 1999 në Kampin e Refugjatëve në Çegran të Gostivarit, për të siguruar dëshmi se Osman Selmani ka qëndruar aty gjatë periudhës prill–qershor 1999.

Të lidhura

None found

Hoxha reagoi pas arrestimit të shtetasit të Kosovës nga autoritetet serbe më 1 korrik, në pikën kufitare të Mutivodës, teksa Selmani po kthehej nga vendlindja e tij, informon Telegrafi.

Sipas familjes, Selmani po mbahet aktualisht në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd. Familjarët i konsiderojnë të pavërteta dhe të pabazuara akuzat me të cilat ai po përballet.

Në një postim në Facebook, Hoxha tha se, në kohën kur Serbia pretendon se Selmani ka kryer krime lufte, ai ndodhej si refugjat në kampin e Çegranit.

“Qytetari Osman Selmani nga Prishtina ndodhet në paraburgim në Serbi, nën akuza për krime lufte, në një proces që familja dhe mbështetësit e tij e konsiderojnë të pabazuar. Sipas të gjitha informacioneve që disponojmë, gjatë periudhës prill–qershor 1999, kur pretendohet se kanë ndodhur ngjarjet për të cilat akuzohet, Osman Selmani ishte refugjat në Kampin e Refugjatëve në Çegran Gostivar”, shkruan Hoxha.

Ai u bëri thirrje aktivistëve dhe organizatave që kanë qenë të angazhuara në atë kohë të ndihmojnë në vërtetimin e fakteve, me qëllim që Selmani të lirohet nga akuzat që i cilëson si të padrejta.

“Prandaj, kërkojmë ndihmën e të gjithë atyre që kanë punuar në UNHCR, the UN Refugee Agency, Crven Krst na RM, apo organizata të tjera humanitare në Kampin e Refugjatëve në Çegran gjatë vitit 1999.Nëse posedoni lista, dokumente, fotografi ose keni dijeni që dëshmojnë se Osman Selmani ka qenë refugjat në kamp gjatë periudhës prill–qershor 1999, ju lutemi të na kontaktoni.Çdo informacion mund të jetë vendimtar për të dëshmuar të vërtetën dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e tij nga akuzat e padrejta.Ju lutemi ta shpërndani këtë apel. Faleminderit!#IFRC, #NATO, #OSBE, #IOM, #UNICEF, #Médecins Sans Frontières (MSF), #Caritas, #Mercy Corps, #CARE, #OXFAM,”, thuhet në apelin e tij.

Rasti gjyqësor ndaj Selmanit pritet të mbahet në Beograd, ndërsa familja e tij ka paralajmëruar se do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për të provuar pafajësinë e tij. /Telegrafi

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

5 hours ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

5 hours ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

7 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

7 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

7 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

7 hours ago