Mesfushori holandez, Donny van de Beek erdhi me shumë bujë të Manchester United, por deri më tani nuk ka arritur të gjejë në asnjë moment formën e duhur.
Van de Beek ka marrë shumë pak minuta nga trajneri Ole Gunner Solksjaer, duke bërë që futbollisti të humbi durimin.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano njofton se mesfushori ka vendosur që të largohet nga “Djajtë e Kuq” në merkaton e janarit.
“Plani momental i Donny van de Beek është të largohet nga Manchester United në janar”.
“Situata e tij nuk mund të vazhdojë kështu dhe ka nevojë që të luajë”, deklaroi ai për UnitedStand.
Ndërkohë, Van de Beek verën e shkuar kishte mundësinë të transferohet te Everton, por e refuzoi në fund./albeu.com
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, ngritën të mërkurën një padi me 22 akuza për shpifje në…
48 orët e fundit, strukturat policore në Sarandës kanë kaluar në gjendje gatishmërie. Si fillim forcat “RENEA”, në të gdhirë…
Mbrëmjen e sotme, 23 korrik, përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës u takuan në Stamboll për raundin e tretë të bisedimeve,…
Instituti Demokratik i Kosovës tha se pavarësisht se e vlerëson veprimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të kërkuar…
Prej datës 29 korrik deri më 3 gusht, do të nisin aplikimet për plotësimin online të formularit A2, për t'u…
Një vatër zjarri është aktivizuar në periferi të fshatit të Finiqit. Bëhet me dije se zjarrfikëset po shkojnë drejt vendit…