kosovë

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit/ Instituti Demokratik i Kosovës e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit ndaj Gjykatës Kushtetuese

Instituti Demokratik i Kosovës tha se pavarësisht se e vlerëson veprimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të kërkuar sqarime nga Gjykata Kushtetuese, kjo organizatë ka disa vërejtje për këtë çështje.

Presidentja Osmani një ditë më parë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për sqarime se cilat janë pasojat juridike nëse deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin deri më 26 korrik – afat i vendosur nga Kushtetuesja.

Të lidhura

None found

E para e shtetit po ashtu kërkoi vendosjen e një mase të përkohshme, që do të pezullonte këtë afat deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një reagimi, KDI tha se kërkesa e Osmanit e paraqitur vetëm pak ditë para përfundimit të afatit 30-ditor, ngre disa dilema.

“Fillimisht, është e paqartë se ku qëndron pretendimi për ‘konflikt të kompetencave’ mes Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë në këtë moment, përderisa afati ende nuk ka përfunduar, dhe Kuvendi ka ende hapësirë për të përmbushur detyrimin e tij për konstituim. Në këtë kuptim, kërkesa duket se paragjykon rezultatin e ditëve të mbetura dhe dobëson pritshmërinë që deputetët ta përmbushin përgjegjësinë e tyre”, u tha në reagim.

Duke folur për kërkesën për masë të përkohshme, KDI tha se një kërkesë e tillë duket “e paarsyeshme”, duke argumentuar se një masë e tillë iu mundëson “komoditet” për mosveprim subjekteve parlamentare dhe deputetëve.

“KDI konsideron që aktgjykimi i 26 qershorit është i qartë dhe ka përcaktuar afatin 30-ditor si detyrues dhe substancial për subjektet parlamentare, respektivisht deputetët. Në fakt, mosrespektimi i afatit përbën një dështim për të përmbushur një detyrim themelor kushtetues”, u tha në reagim.

KDI sërish u bëri thirrje deputetëve që të respektojnë Kushtetutën dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të përmbushur detyrimet e tyre brenda afateve.

“Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese mund të qartësojë pasojat e skadimit të afatit, por nuk mund të shërbejë si mekanizëm për të pezulluar përgjegjësinë politike”, tha kjo organizatë.

Reagimi i KDI-së vjen pasi më herët gjatë 23 korrikut u ndërpre seanca konstituive, që ka nisur më 15 prill. Seanca e radhës është caktuar për të premten.

Deputetët nuk po bien dakord për formën e votimit për kryeparlamentarin e ri. Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të shkurtit, po kërkon votim të fshehtë, por partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, po e kundërshtojnë një formë të tillë të votimit.

Teksa po afrohet afati i 26 korrikut, LVV-ja dhe Nisma Socialdemokrate po negociojnë për të arritur deri te tejkalimi i ngërçit politik.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kreu i LVV-së, ka deklaruar se këtë fundjavë pritet të shihet nëse do të ketë marrëveshje për formimin e institucioneve.

Ai ka pohuar se Vetëvendosje është e gatshme për bashkëqeverisje me Nismën e Limajt, të cilës ka thënë se i ka bërë edhe ofertë konkrete.

Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate, tha pas seancës se kërkesa e presidentes drejtuar Gjykatës Kushtetuese e ndihmon procesin jo vetëm për konstituimin e Kuvendit, por edhe për të ardhmen.

“Është edhe në interesin e partive politike që të pritet vendimi i Gjykatës në të dyja drejtimet, por edhe t’u jepet mundësia atyre që në këtë kohë – nëse ka masë të përkohshme – të gjendet një zgjidhje dhe të vihet te një shumicë parlamentare”, tha Limaj./REL

të fundit

Ibishi: Fire at Trepça’s transformer brought under control, 63 miners are leaving the mine

Gjatë mbrëmjes së sotme, 63 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar brenda minierës, pas një defekti në pajisjet e…

10 seconds ago

Jeanne Shaheen named honorary citizen of Sarajevo, Kosovo visit also on agenda

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit,…

34 seconds ago

LIVE: 3 miners emerge from Trepça, 60 still trapped – What is known about their condition

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të…

59 seconds ago

Nis dalja e minatorëve të parë të bllokuar në Trepçë

Grupi i parë i minatorëve ka nisur të dalë nga miniera, katër prej tyre përmes shkallëve emergjente, ndërsa energjia elektrike…

1 minute ago

Three miners evacuated from the 11th level, while 60 others remain trapped

60 minatorë vazhdojnë të jenë të bllokuar në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës në Stantërg, pas incidentit të…

1 minute ago

Januzi: Miners in stable condition, one has difficulty with his leg

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka thënë se minatorët kanë mbetur të ngujuar në horizontet e…

2 minutes ago