Turqia u eliminua nga Kupa e Botës pasi u mposht 1-0 nga Paraguai në përballjen vendimtare për kualifikimin nga grupi.
Goli i pësuar që në minutën e dytë ia zbehu menjëherë shpresat skuadrës turke, e cila mbeti pa mundësi për të siguruar kalimin në fazën me eliminim direkt.
None found
Pas daljes nga Kampionati Botëror, komentatori i njohur sportiv Serdar Ali Çelikler drejtoi kritika të forta ndaj emrave më të mëdhenj të ekipit, si Arda Guler, Kenan Yildiz dhe Hakan Çalhanoglu.
Në një paraqitje televizive pas sfidës, ai u shpreh pa rezerva se disa prej yjeve të përfaqësueses turke janë të mbivlerësuar.
“Le të jemi realistë, në këtë nivel, si Kenan ashtu edhe Arda në këtë ndeshje, nga fillimi deri në fund, dukeshin paksa të ekzagjeruar. U bë e qartë pse Deniz Gul nuk po luante. Humbje topi nëpër këmbë e të ngjashme… As këtë nuk mund ta hamendësosh. Can Uzun mund të kishte hyrë më herët”, deklaroi fillimisht Çelikler.
“Montella do të largohet, trajnerët turq do të vijnë. Do të ketë gjithashtu një diskutim nëse duhet të ndryshohet udhëheqja e Federatës. Por kemi parë gjithashtu se disa nga lojtarët tanë janë të mbivlerësuar. Ferdi ishte shumë i keq, Hakani shumë i keq, Kenani, Arda…”, vijoi ai me kritikat e tij.
Një diskutim mes Akilit dhe Norës është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku në fokus ishte…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë “Foltores së Ripërtëritjes” në…
Elon Musk i është drejtuar Gjykatës Federale të Apelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kërkuar rrëzimin e një…
Burimi i zjarrit në diskoteken "Pulse" në Koçan ishte në derën e pasme, gjë që bëri që të gjithë të…
Adriatik Lapaj, në një intervistë për “News24”, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te përplasjet brenda Partisë…
Kryetari i Partisë Mundësia ka reaguar pas lajmit se Elisa Spiropali u përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së dhe se…