Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në seancën e sotme lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Silvinjo dhe morën ngarkesën e plotë, ndërsa Marash Kumbulla u stërvit i veçuar për shkak të një problemi fizik.
None found
Në bisedimet mes ekipit mjekësor të Kombëtares dhe klubit të lojtari, është rënë dakord që ai t’i nënshtrohej një trajtimi të programuar, të cilin e ka aplikuar ditën e diel dhe i është rekomanduar pushim dy-ditor.
Para seancës stërvitore të radhës, do të bëhet vlerësimi për gjendjen e lojtarit dhe do të vendoset nëse do t’I bashkohet skuadrës në stërvitje.
Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike.
Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa pasdite ekipi do të udhëtojë drejt Londrës. Të enjten kuqezinjtë do të mbyllin zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë, që do të luhet të premten në “Ëembley Stadium”, në orën 20:45.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…