Categories: sport

Kolapsi i Eriksenit, “shok nacional” në Danimarkë

Kopenhagen, 14 qershor (AP) – Interesimi për reanimacionin kardiovaskular (CPR) dhe defibrilator ka larguar vëmendjen e danezëve nga Kampionati Evropian i Futbollit që nga kolapsimi i Christian Eriksenit.

Turneu me ekipin nacional danez, që i luan tri ndeshjet e grupit në Kopenhagë, është pritur që të ofrojë festë dyjavore në kryeqytet. Shumë kanë shpresuar se Danimarka do të jetë në gjendje të përsërisë suksesin e jashtëzakonshëm të vitit 1992, kur triumfoi në Evropian.

Të lidhura

None found

Por atmosfera ndryshoi pasi Erikseni mbeti i shtrirë në terren, pasi pësoi arrest kardiak, gjatë ndeshjes së të shtunës ndaj Finlandës. Papritmas, shumica e gjashtë milionë banorëve të Danimarkës po shikonin drejtpërdrejt në televizor derisa njëri prej sportistëve më të njohur të vendit po i nënshtrohej CPR-së, me shokët e skuadrës që i qëndronin përreth, me lot në sy.

Kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen, ka folur për “shok nacional”.

“Rrallë ka qenë më pak e rëndësishme nëse një ndeshje futbolli po fitohej apo po humbej”, ka shkruar Frederiksen në Facebook.

Eriksen, i cilësuar gjerësisht si lojtari më i mirë i Danimarkës, u kthye në jetë me defibrilator dhe të hënën gjendja e tij është raportuar stabile. Ai vazhdon të jetë në një spital në Kopenhagë.

Por tronditja kombëtare nuk është shmangur ende.

Kolapsi i Eriksenit mbetet tema numër një e danezëve. Shumë pyesin se si ka mundur t’i ndodhte ajo një lojtari aq të shëndetshëm. Debati vazhdon edhe për atë nëse ndeshja është dashur të anulohej. Pas rrëzimit të Eriksenit ndeshja ishte ndërprerë për 90 minuta, para se të vazhdonte. Finlanda shënoi pas vazhdimit, në pjesën e dytë, dhe fitoi 1:0.

Interesimi i danezëve për të mësuar më shumë për CPR dhe si të përdorin një defibrilator është ngritur në qiell. Një organizatë që merret me defibrilatorët ka thënë se më shumë se 640 persona janë paraqitur vullnetarë për të mësuar se si ta përdorin atë. Fundjavën e kaluar ishin 90 të interesuar, por numri është shumëfishuar pas të shtunës.

Ka edhe zemërim të danezëve ndaj UEFA-s që u ka dhënë vetëm dy opsione lojtarëve – ta përfundojnë ndeshjen atë mbrëmje apo ta luajnë të nesërmen. Lojtarët kanë thënë të hënën se nuk kanë dashur ta vazhdojnë ndeshjen, por kanë vlerësuar se më mirë ishte të luanin të shtunën se të ktheheshin në stadium një dit më pas.

“Nuk ishte dëshira jonë që të luanim”, ka thënë sulmuesi i Danimarkës, Martin Braithwaite. “Ne kishim dy opsione dhe do ta dëshironim të tretin. Por na është thënë se duhet të marrim vendim. Ka pasur shumë lojtarë që nuk ishin në gjendje të luanin ndeshjen. Ishim në vend plotësisht tjetër”.

Shumë debat ka pasur edhe për ndikimin e skenës së rëndë te shikuesit e rinj, që kanë parë një prej lojtarëve të pëlqyer duke qëndruar i shtrirë në fushë. Për fëmijët e papërgatitur një pamje e tillë është si “shuplakë në fytyrë”, ka thënë Ane Lemche, psikologe në organizatën “Save the Children”.

“Dhe fëmijët po ashtu mund të jenë konfuzë. Ai dukej pa shenja jete dhe kjo është e papërshtatshme për një fëmijë”, ka thënë ajo për televizionin danez.

Një organizatë këshilluese për fëmijët ka publikuar këshilla për prindërit në sajtin zyrtar, duke vlerësuar se fëmijët që kanë parë skenën janë të frikësuar, të pasigurt dhe të trishtuar.

Federata e Futbollit të Danimarkës ka shpërndarë njoftimin e organizatës.

“Pamje të tilla është vështirë të largohen nga koka. Disa fëmijë mund të mendojnë shumë për atë gjë dhe mund të ndikohen për kohë të gjatë”, ka shkruar organizata.

të fundit

Ambasadori i OSBE-së Michel Tarran në Tiranë: Zëri i medias duhet të dëgjohet

Ditën e sotme, gjatë fjalës së tij në një konferencë kushtuar medias dhe sigurisë së gazetarëve, ambasadori i OSBE-së në…

5 minutes ago

Ministria e Arsimit publikon urdhrin, ja kur nis viti i ri akademik 2026-2027

Ministria e Arsimit, ka publikuar urdhrin për përcaktimin e datës së fillimit dhe mbarimit të vitit akademik 2026–2027 në institucionet…

19 minutes ago

Ervin Salianji depoziton kërkesë në PD, kundërshton përjashtimin nga gara për kryetar: Jam penguar në mënyrë të paligjshme, dosja nuk u mor në shqyrtim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, e ka depozituar kërkesën zyrtare pranë Kryesisë së Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Komisionit…

37 minutes ago

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë për gjuhën shqipe, i mbështet edhe Bebe Rexha

Bebe Rexha ka shprehur mbështetjen ndaj studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Në llogarinë e saj Instargram, Bebe ka ndarë…

1 hour ago

Nejmar shkakton telashe para njoftimit të skuadrës së Kupës së Botës: Gjyqtari më nxori nga loja, ja prova e grabitjes

Nejmar tregoi shenja nervozizmi në prag të njoftimit të skuadrës së Brazilit për Kupën e Botës, pasi humbi durimin me…

1 hour ago

Dështimi më i madh i Eurovision 2026? Këto vende nuk bindën askënd

Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2026, e mbajtur në Vjenë, solli emocione, surpriza dhe jo pak zhgënjime për…

1 hour ago